Teknologji

5 aplikacione që do t’jua lehtësojnë jetën

Në ditët e sotme, gjithmonë e më e madhe po bëhet lidhja e njerëzve me pajisjet teknologjike. Edhe pse në disa raste nuk duam ta pranojmë këtë lidhje, në shumicën e kohës janë pikërisht këto mjete teknologjike që na ndihmojnë për të kaluar disa vështirësi apo për të lehtësuar sa më shumë ndërveprimin tonë me të tjerët rreth nesh.

StridesKa disa aplikacione që mund të na vijnë në ndihmë për të na i bërë jetën më të thjeshtë, duke na treguar se si të mësojmë për të kursyer, se si të gatuajmë, si ti japim dikujt ndihmën e shpejtë sa më parë etj. Ja cilat janë këto aplikacione.

First Aid by American Red Cross– Ndihma e parë nga Kryqi i Kuq Amerikan, ju tregon se si të silleni në rast se duhet ti jepni dikujt apo edhe vetes suaj ndihmën e parë.First-Aid-by-American-Red-Cross

Relax Melodies- Në këtë aplikacion mund të gjeni melodi qetësuese, të cilat ju ndihmojnë ju, fëmijët apo të afërmit tuaj për tu qetësuar dhe njëkohësisht, në rast se është e nevojshme, edhe për të fjetur gjumë.

Relax-Melodies

Fitbit – Është një aplikacion që ju ndihmon për të pasur një jetë më të shëndetshme dhe njëkohësisht për të ruajtur nivelin tuaj të kalorive që konsumoni gjatë një dite.Fitbit

Strides– Është aplikacioni që ju ndihmon të largoheni apo të ndryshoni disa zakone të këqija, apo që nuk duhet ti praktikoni. Njëkohësisht, ju ndihmon të motivoheni.

Strides

Pocket Expense Personal Finance– Mund të mbani shënim të gjitha blerjet tuaja dhe shpenzimet që bëni gjatë ditës, javës, muajit. Ju ndihmon të kuptoni saktësisht se sa para harxhoni në një periudhë të caktuar kohe dhe se sa ju ngelen, duke ju dhënë sugjerime të shumta në lidhje me veprimet ekonomike të së ardhmes.

Pocket-Expense-Personal-Finance

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button