Teknologji

Eklips total të premten, do të shikohet qartësisht në Shqipëri dhe Ballkan

Të premten e ardhshme më 20 mars do të jetë një eklips total i Diellit, i cili pritet të shikohet lehtësisht edhe në Shqipëri.

solar-eclipse-annularDo të ketë një eklips total të diellit, që do të nisë që në orët e para të mëngjesit.

Në Tiranë eklipsi pritet të shihet në orën 09:35. Maksimumi i eklipsit do të arrijë në 10:42 dhe gjithçka do të kthehet në normalitet në orën 11:52. Gjithçka do të zgjasë 2 orë e 17 minuta.

Siç shihet edhe nga harta më poshtë, Hëna do të mbulojë plotësisht diellin në disa vende të veriut të Evropës.eklipsi

Në Shqipëri, pritet që të shikohet mbulimi mbi 90% i Diellit.

Eklipsi i radhës në të tilla nivele parashikohet në vitin 2026 dhe errësira totale do të jetë në Islandë.

Më 9 Shkurt 1986, botën e përshkoi kometa Halley. Autori i këtyre radhëve kujton kur në ato minuta, prag mesdite, në Shqipëri qielli u errësua. Kjo vazhdoi për të paktën 15-20 minuta dhe kurrë më parë nuk ishte parë.

Kometa Halley pritet të rishfaqet në Tokë, në vitin 2061.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button