Amerika

SHBA, shërbimi sekret zbulon gjurmë cianuri në letrën për Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi sekret amerikan ka bërë të ditur se po kryen teste të mëtejshme për të verifikuar nëse një zarf, i postuar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, mban apo jo cianur.

1426678250sherbimet-sekrete-cianuriTestet e para të kryera në zyrën e kontrollit të korrespondencës kanë zbuluar gjurmë helmi. Shërbimi sekret, që është përgjegjës për sigurinë e Presidentit Barack Obama, tha se një hetim ka nisur tashmë.

Testet e bëra të hënën ishin negative, por teste të tjera, të bëra të martën, kanë bërë që të rikthehet frika për gjurmë cianuri në zarf.

“Kampionët janë dërguar në një tjetër laborator për të konfirmuar një herë e mirë rezultatin”, tha një zëdhënës i shërbimit sekret. Konfirmohet se nuk ka pasur lëndime, apo as shqetësime për ekspozim ndaj lëndës në zarfin e dyshimtë.

Lajmi i këtij zarfi të dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë u zbulua fillimisht nga “The Intercept”, që kishte siguruar një dokument të brendshëm të shërbimit sekret.

Më herët gjatë së martës, drejtori i shërbimit sekret ishte marrë në pyetje nga një Komitet i posacëm i Kongresit, në lidhje me një seri problemesh të sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button