Kosova

Hyrjen e policisë serbe në Kosovë s’i ndalon askush

xhandarXhandarmerinë serbe nuk e pengon të hyjë në Kosovë as EULEX-i, as KFOR-i e as institucionet e vendit. Kështu të paktën ka deklaruar një ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Derisa KFOR-i nuk ka komentuar deklaratën e Rexhepit, Naim Rashiti nga Grupi Hulumtues për Politika të Ballkanit thotë të gjitha mekanizmat e sigurisë në Kosovë kanë dështuar t’i parandalojnë ndërhyrjet e Serbisë brenda sistemit të Kosovës.

Hyrjen e shpeshtë të xhandarmërisë serbe e ka konfirmuar Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ai ka thënë se përgjegjësi më të madhe në parandalimin e hyrjes së forcave serbe ka misioni i KFOR-it, i cili sipas tij, mbetet përgjegjësi kryesor për sigurinë në Kosovë në rast se rrezikohet nga jashtë.

Por, marrja e një përgjigje për deklaratat e ministrit Rexhepi nga KFOR-i, ka qenë i pamundur, transmeton KTV.

Naim Rashiti nga Grupi Hulumtues për Politika të Ballkanit thotë se jo vetëm mekanizmat vendës, por edhe ata ndërkombëtarë kanë dështuar t’i parandalonin ndërhyrjet e Serbisë brenda sistemit të Kosovës.

Ai vlerëson se as procesi i dialogut, s’ka arritur ta normalizojë situatën në veri.

Ai e quan storie të suksesit, ndërlidhjen e pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës.

Related Articles

Back to top button