Sporti

Enrique: Messi, lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Lionel Messi ka marrë pergezime nga trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. Ky i fundi mendon se ylli argjentinas nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, por në gjithë historinë e futbollit.Messi

Këto komente trajneri spanjoll i ka bërë pas fitores së ekipit katalanas ndaj Manchester Cityt (1:0), ku Messi ishte i pandashëm.

“Ne të gjithë e dimë se kush është Leo Messi. Ai është pa dyshim lojtari më i mirë në botë, por edhe më i mirë në historinë e futbollit”, ka deklaruar Enrique.

“Kur ta kesh një lojtar të tillë është një plus i madh dhe kjo është e qartë. Ne jemi me fat që e kemi Messin”, ka theksuar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button