Kronika

Lazarat, vazhdon puna për kapjen e personave që sulmuan patrullën e Policisë

-Gjatë kontrolleve sekuestrohen 12 kilogramë lëndë plasëse “Tritol”-

Policia-Sekuestron-12-kilogramë-lëndë-plasëse-“Tritol”-Lazarat-2Vazhdojnë kontrollet e banesave dhe ambjenteve përreth në fshatin Lazarat, që po kryhen nga Forcat e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Renea e FNSH, për kapjen e katër pesonave të cilët sulmuan me armë patrullën e policisë së Gjirokastres.

Policia-Sekuestron 12 kilogramë lëndë plasëse “Tritol” Lazarat
Policia-Sekuestron 12 kilogramë lëndë plasëse “Tritol” Lazarat

Rreth orës  09.00, në fshatin Lazarat, në vendin e quajtur “Përroi i Haliqit”, gjatë kontrollove në një tunel u gjetën  të fshehura  dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 12 kallëpe lëndë eksplozive tritol, me peshë  totale 12 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprimet e mëtejshme   parashikuar nga neni 278  i Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button