Kosova

Rakic nuk ka informacione se Prishtina po kërkon largimin e tij

rakicKryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakic ka thënë sot se nuk ka marrë asnjë informacion nga Ministria e Pushtetit Lokal të Kosovës për shkarkimin eventual të tij.
“Nuk ka marrë asnjë informacion nga Ministrja për Pushtit Lokal në Prishtinë për ndërrimin tim eventual nga pozita e kryetarit”, ka thënë Rakic për Beta, dhe ka shtuar se nuk dëshiron t’i komentoj raportimet e medieve kosovare për këtë temë, transmeton indeksonline.

Mediat në Kosovë kanë shkruar sot se qeveria e Kosovës e ka nisur procedurën e cila mund të qoje deri te ndërrimi i kryetarit të Mitrovicës Veriore për shkak të vendosjes së barrikadës në urën e Ibrit.

Rakic ka thënë se në periudhën e ardhshme do të angazhohet për paqe dhe i ka ftuar përfaqësuesit e politikës shqiptare që të gjitha mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në tavolinë.

“Dora ima ende mbetet e shtrirë për fqinjët shqiptarë dhe angazhohem për uljen e tensioneve, normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e kushteve por normalizim të plotë”, ka thënë Rakic

Related Articles

Back to top button