Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 19 mars 2015

Horoskopi për datën 19 mars 2015

horoskopiDashi

Duhet të përqendroheni më shumë në punën tuaj: ditët kalojnë shumë shpejt nga se ti e kupton dhe ju realisht jeni pak të avashtë. Duhet të krijoni një program më të fortë për veten.

Demi

Ka ardhur momenti që të ndiqni instinktin me një iniciativë shumë të fortë: mos kini frikë që t’i vini gjërat në lëvizje. Yjet do t’ju ndihmojnë për vendimet dhe planet tuaja.

Binjakët

Një punë që dukej sikur kishte mbaruar në të vërtetë është përgjysmë; gjeni një mënyrë për të vepruar. Për gjërat që nuk ju entuziazmojnë mos bëni asnjë përpjekje.

Gaforrja

Bëni mirë që të sforcoheni pak e të mbani një këmbë në tokë: situata nuk është aspak e thjeshtë dhe lineare ashtu siç ju do të donit, ndaj reflektoni edhe pak para se të viheni në lëvizje.

Luani

Mos kini frikë që të ndërmerrni rrugën më të komplikuar, sepse çështja primare është mirëqenia dhe qetësia juaj; nuk jeni të vetmit që përballeni me këtë situatë, ndaj motivojuni.

Virgjëresha

Ju nuk keni vepruar mirë në të shkuar duke e lënduar shumë një person. Mallkimin e tij/saj do ta merrni pikërisht sot. Do të jetë tepër vonë për pendesa. Personi që keni afër nuk është njeri i mirë.

Peshorja

Mos e lodhni më veten për të kuptuar se çfarë dëshiron nga ju personi special i jetës suaj. Do ta shihni se gjërat kanë mbetur po njësoj edhe pse ju keni diskutuar shumë herë.

Akrepi

Mos i lini pas dore personat e dashur, demontojini gjeste afrimiteti. Është momenti që të ndiqni një dietë. Në punë dita do të jetë e tensionuar, kështu që “mblidhini” të gjitha fuqitë.

Shigjetari

Duhet të impenjoheni më shumë nëse dëshironi të siguroni suksesin. Ata që kanë një aktivitet të vogël privat duhet të punojnë më shumë. Vini mënjanë ndonjë kursim.

Bricjapi

Sot do të keni probleme me makinën dhe me transportin. Sot, dikush mund t’i bëjë gjërat të duken ndryshe nga sa janë në të vërtetë. Jini të rezervuar me ata që do t’ju rrethojnë sot.

Ujori

Sot nuk duhet të nxitoni. Nëse besoni se e keqja nuk ka kurrë fund, do të thotë se ju nuk keni ende besim te të tjerët. Por është e kotë të çoni dëm disa momente të bukura. Në dashuri do të dominojë idealizmi.

Peshqit

Nëse sot do të forcoheni për të bërë diçka speciale, do t’i habisni të gjithë madje edhe veten tuaj. Por bëni kujdes nga disa këshilla të këqija që do t’ju japin sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published.