Ekonomia

Dossier/ INSIG në treg jo më si privatizim strategjik

Kompania shtetërore INSIG do të dalë në treg për t’u privatizuar jo më si një privatizim strategjik. Kuvendi shfuqizoi ligjin e vitit 2009, që përcaktonte formën dhe formulën e privatizimit të kësaj kompanie.

siguriSipas relacionit të ligjit të miratuar të enjten në seancën plenare të Kuvendit, forma dhe formula e përzgjedhur nga ligji i vitit 2009 mbështetej dhe detyrohej për shkak të trajtimit që i bëhej në atë kohë shoqërisë INSIG, sh.a, si një nga sekorët strategjikë. Aktualisht, INSIG, sh.a. nuk gëzon më statusin e sektorit strategjik, sipas parashikimeve në ligjin “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”.

Si i tillë, kompania INSIG, në të cilin shteti gëzon 100 % të të drejtave si aksionar, nuk është e nevojshme të trajtohet si privatizim strategjik për procesin e privatizimit. Në rastin e trajtimit si sektor jostrategjik (siç aktualisht është), forma dhe formula miratohen sipas kuadrit ligjor në fuqi, për këta sektorë. Pas shfuqizimit të këtij ligji, procesi i privatizimit do të ndiqet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në zbatim të rregullave të përgjithshme të privatizimit për sektorët jostrategjikë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore të fushës.E drejta e përfaqësimit të pronarit shtet mbi aksionet e INSIG, sh.a. i ka mbetur Ministrisë së Financave që prej vitit 1996, meqenëse në atë kohë INSIG barazohej me bankat e nivelit të dytë në të cilat shteti gëzonte të drejta mbi aksionet. Aktualisht, nuk ka asnjë bankë të nivelit të dytë në të cilën shteti të gëzojë të drejta mbi aksionet dhe çështja e lidhur tani me kompaninë INSIG, nuk ka të bëjë më me administrimin, por me privatizimin e kompanisë. Kalimi i të drejtave të përfaqësimit të pronarit shtet tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), do t’i shërbente unifikimit të trajtimit të këtyre tagrave me kompanitë e tjera, në të cilat shteti gëzon të drejta mbi aksionet.

Historiku i INSIG

1991 – INSIG krijohet me ligjin nr. 7506, date 31 Korrik 1991 “Per Institutin e Sigurimeve” te Parlamentit Shqiptar si institucion i vetem shteteror qe ushtron veprimtarine e sigurimeve dhe risigurimeve ne Republiken e Shqiperise;

1991 – Keshilli i Ministrave nxjerr Vendimin nr. 265, date 02.08.1991 “Per ndarjen e institutit te arkave te kursimit dhe te sigurimit”;

1992 – INSIG si perfaqesuese e Byrose Shqiptare Motorrike behet anetar i Keshillit te Byrose, kompania fillon sigurimin e detyrueshem te mbajtesve motorrike per pergjegjesine ndaj personave te trete;

1999 – Me vendimin nr. 21463, date 08.06.1999 “Per rregjistrimin e personit juridik” te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, forma juridike e INSIG eshte ajo e shoqerise anonime me 100 % kapital shteteror, Aksionar – Ministria e Financave;

2000 – Me autorizimin zyrtar nr. 3, date 08.06.2000 te Komisionit Mbikqyres te Sigurimeve (KMS), INSIG autorizohet te kryeje sigurime per demet, si dhe leja nr. 42 prot, date 08.06.2000 bashkengjitur. Me autorizimin nr. 4, date 08.06.2000 perseri te KMS, INSIG autorizohet te kryeje sigurime per jeten, si dhe leja nr. 43 prot, date 08.06.2000 bashkengjitur.

2000 – INSIG sh.a. zgjeron aktivitetin e tij sigurues ne territorin e Kosoves, duke qene nje nga kompanite me te suksesshme ne tregun kosovar te sigurimeve;

2001 – U hartua strategjia e privatizimit te INSIG sh.a. me asistencen e Bankes Boterore;

2002 – Parlamenti Shqiptar miraton Ligjin nr. 8899, date 22.5.2002 “Per percaktimin e formes dhe formules se privatizimit te INSIG sh.a.”

2003 – INSIG sh.a. u licensua per te ushtruar aktivitetin e sigurimeve ne territorin e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise;

2003 – Ne perputhje edhe me ligjin qe percaktoi formen dhe formulen e privatizimit te INSIG sh.a., me date 28 Tetor 2003 u nenshkruan marreveshjet midis Qeverise Shqiptare dhe dy institucioneve financiare nderkombetare (IFC & BERZH);

2004 – Filiali INSIG Maqedoni SHA Shkup fillon aktivitetin e tij te sigurimeve ne territorin e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise;

2004 – Parlamenti Shqiptar ratifikon marreveshjet : a) e blerjes se aksioneve (Ligji nr. 9176, date 29.01.2004), b) midis aksionereve (Ligji nr. 9177, date 29.01.2004); c) te rishitjes se aksioneve (Ligji nr. 9178, date 29.01.2004);

2004 – Me ratifikimin e tre marreveshjeve, Aksioneret e INSIG sh.a. jane:

Republika e Shqiperise, e perfaqesuar nga Ministria e Finances me 61 % te aksioneve ose 1.036 (njemije e tridhjete e gjashte) aksione;
Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (“BERZH”) me 19.5 % te aksioneve ose 332 (treqind e tridhjete e dy) aksione;
Koorporata Financiare Nderkombetare (“KFN”) me 19.5 % te aksioneve ose 332 (treqind e tridhjete e dy) aksione;
2006 – Parlamenti shqiptar miraton Ligjin nr. 9649, date 27.11.2006 “Per percaktimin e formes dhe formules se privatizimit te INSIG sh.a.”, i cili shfuqizon Ligjin nr. 8899, date 22.05.2002;

2006 – Parlamenti Shqiptar ratifikon ndryshimin ne marreveshjen e rishitjes se aksioneve te INSIG sh.a. me Ligjin nr. 9651, date 11.12.2006. ;

2008 – Parlamenti Shqiptar ratifikon ndryshimin e dyte te marreveshjes se rishitjes se aksioneve te INSIG sh.a. me Ligjin nr.9891, date 20.3.2008.

2009 – INSIG sh.a. ndryshon pronesine e aksioneve, te cilat zoterohen ne masen 100% nga Ministri i Financave dhe ne vazhdim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button