Home / Rajoni / Maqedonia / BE, 84 mijë euro për zonat e përmbytura në Maqedoni

BE, 84 mijë euro për zonat e përmbytura në Maqedoni

Komisioni Evropian do të ndajë 84.236 euro ndihmë për të mbijetuarit në përmbytjet në Maqedoni gjatë muajit janar dhe shkurt të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale dhe në të cilat sipas Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (IFRC), janë goditur 100.000 njerëz.

be-84-mij-euml-euro-p-euml-r-zonat-e-p-euml-rmbytura-n-euml-maqedoni_hdSipas Delegacionit të KE-së në Maqedoni, ndihma financiare e BE-së, e siguruar përmes Fondit për tejkalim urgjent të katastrofave të Kryqit të Kuq (DREF), do ta mbështesë ndihmën vijuese të Kryqit të Kuq lokal për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet.

Ndihma do të shfrytëzohet për distribuim të ushqimit, materialit higjienik dhe mjete të tjera bazë siç janë veshje dhe batanije. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmën do ta shfrytëzojnë pothuajse 1.000 familje (rreth 4.000 njerëz).

KE-ja nënshkroi marrëveshje për ndihmë humanitare me Kryqin e Kuq në vlerë prej 3 milionë euro me Federatën ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) për mbështetje të Fondit për Tejkalim Urgjent të Katastrofave (DREF). Fondet nga DREF më së shpeshti ndahen për katastrofa nga “niveli i ulët” – për të cilat nuk është e nevojshme kërkesë formale ndërkombëtare, raporton Alsat-m.

Fondi për tejkalim urgjent të katastrofave është formuar në vitin 1985 dhe është mbështetur me kontribute nga donatorët. Çdoherë kur Kryqit të Kuq ose Gjysmëhënës së Kuqe u është e nevojshme ndihmë urgjente financiare për tejkalimin e pasojave nga katastrofat, IFRC-ja ndan grante nga Fondi, të cilat pastaj mund të plotësohen nga donatorët. Marrëveshja për kontribut midis IFRC-së dhe Komisionit Evropian mundëson plotësim të aktiviteteve të DREF-it (në pajtim me mandatin e tyre humanitar) deri në vlerë të përgjithshme prej 3 milionë eurosh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: