Te ndryshme

Shkuma: zbulohet “misteri”, tashmë birra nuk ka më sekrete

Rroftë shkuma: nëse e doni atë çka pini, shkuma është aleatja juaj, sepse ju lejon që ta shijoni deri në fund birrën për shembull, pa ju derdhur aspak. Kishte mbetur të dihej “si” dhe “përse”. Ndaj së fundmi këtë e ka shpjeguar një studim i Universitetit të Princeton-it; mbi fizikën e lëngjeve esenciale për të kuptuar birrën, por edhe për të evituar derdhjen e lëngjeve të rrezikshme.

birraGjithçka nisi nga kafja me qumësht

Ajo e shkumës ka qenë mbase misteri më i madh shkencor në historinë e pijeve. Zgjidhja e tij nisi falë kafesë me qumësht në stilin amerikan, të mbuluar me shkumë, që shkencëtarja Emilie Dressaire e praktikonte çdo mëngjes në gotën e saj njëpërdorimshe.

Asaj i bëri përshtypje lëngu i gjendur në gotën e saj, që nuk kishte nevojë për një tapë plastike për të shmangur rrezikun e derdhjes së kafesë. Një vëzhgim i ngjashëm kishte befasuar edhe kolegun e saj, Alban Sauret, në kohën që mbante një gotë birrë me shqetësimin e derdhjes së saj nga momenti në moment. Në këtë pikë, dy fizikanët vendosën të formonin së bashku një skuadër në mënyrë që të zbulonin arsyen e vërtetë për të cilën shkuma reduktonte drastikisht mundësinë për derdhjen e lëngjeve në gotë kur ato lëvizen.

Flluskat laboratorike

Zgjidhja e misterit në shikim të parë është banale dhe evidente: shkuma luan rolin e tapës dhe pikë. Por në të vërtetë, në nivel shkencor, çështja nuk është kaq e thjeshtë. Eksperimenti filloi me mbushjen e një ene me ujë, sapunë për pjatat (shkuma e të cilit është shumë e qëndrueshme) dhe glicerinë (e cila përdoret për t’i bërë lëngjet më viskozë).

Më pas, shkencëtarët injektuan ajër me age, derisa nuk dolën më shtresa të ndryshme flluskash të vogla. E gjitha kjo, për të kuptuar efektet e këtyre shtresave të ndryshme mbi lëvizjen e lëngjeve. Lëngu në fjalë iu nënshtrua llojeve të ndryshme të “goditjeve”. Ata e filmuan gjithçka me një videokamera me shpejtësi të lartë dhe më pas zbuluan që dalëngadalë shkuma zhvillohej dhe lëngu fillonte që të stabilizohej.

Dy studiuesit zbuluan se pesë shtresa të mikro-flluskave u reduktuan nga një faktor i dhjetë i lartësisë së valëve të krijuara nga lëvizja (më shumë shtresa nuk do të shërbenin për të rritur më tej përmbajtjen).

Përhapja e energjisë

Pika qendrore ndoshta lidhet me përhapjen e energjisë së prodhuar nga lëvizja që “shqetëson” lëngun: shkuma ka një fuqi “shuarje”, në sajë të faktit që kjo energji zhduket me anë të fërkimit me muret e enës.

Siguria në transportimin e lëngjeve

Studimi nuk është i rëndësishëm për të shpjeguar dinamikën e birrës ose të kapuçinos së transportuar nga banaku i barit në tavolinë, ai ka edhe aplikime industriale të rëndësishme që shkojnë përtej industrisë së pijeve. Të gjithë sektorët industrialë që kanë të bëjnë me lëngjet në lëvizje, duke nisur që nga sektori i naftës, do të mund të korrnin avantazhe dhe në veçanti, transporti i substancave të lëngshme me rrezik të lartë.

“Aplikacionet e mundshme janë shumë më të gjera sesa thjesht birra”, ka deklaruar Alban Sauret. “Ky studim tregon që një shtresë relativisht e zakonshme e shkumës, redukton efektivisht derdhjen e lëngjeve. Zbulimet tona sugjerojnë se shkuma mund të përdoret në procese të ndryshme industriale në të cilat, mundësia e hedhjes përtokë e lëngjeve duhet të minimizohet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button