Home / Teknologji / Lamtumirë Internet Explorer, kompania konfirmon zëvendësimin

Lamtumirë Internet Explorer, kompania konfirmon zëvendësimin

Microsoft ka konfirmuar se do t’i japë fund Internet Explorer-it. Thashethemet për këtë lëvizje kanë qarkulluar që nga dhjetori, por gjiganti i teknologjisë lajmëroi zyrtarisht se do të përdorë një emër të ri për shfletuesin e ri, që aktualisht mban emrin e koduar Projekti Spartan.

internetexplorerTrashBesohet se shfletuesi i ri do të ngjajë më shumë me Chrome dhe do të jetë më i shpejtë seInternet Explorer.

Shefi i marketingut të Microsoft, Chris Capossela, tha se kompania po punon për një emër të ri për shfletuesin që do të jetë Windows 10. “Ne do të vazhdojmë të kemi Internet Explorer, por do të kemi gjithashtu një shfletues të ri të pagëzuar me emrin e koduar Projekti Spartan”, tha ai.

Shfletuesi i ri do të jetë mënyra kryesore e përdoruesve të Windows 10 për të hyrë në internet, megjithatë Internet Explorer do të vazhdojë të ekzistojë.

Kjo lëvizje nuk është befasi, pasi Microsoft është përpjekur dhe nuk ia ka dalë t’i largojë reputacionin e keq Internet Explorer 6, që ishte dukshëm jo i sigurt dhe që ka hyrë rregullisht në listat e produkteve më të këqija teknologjike të të gjitha kohërave.

Capossela përmendi se përfshirja e emrit ‘Microsoft’ përpara emrit sekret do të nxiste përdorimin e shfletuesit, duke nënkuptuar mundësinë që emri i kompanisë mund të përfshihet në të.

Mary Jo Foley nga ZDNet përhapi e para fjalën se do të kishte një shfletues të ri. “‘Microsoft po ndërton një shfletues të ri, me emrin e koduar Spartan, që nuk është një Internet Explorer, të paktën sipas disa burimeve të mia”, shkroi ajo.

Edhe Thomas Nigro, një drejtues i programit të studentëve të Microsoft dhe programues i VLC – një aplikacion për dëgjimin e muzikës, pretendoi në Twitter se kishte dëgjuar të njëjtën gjë.

Microsoft nuk ka bërë ende publik një afat për nxjerrjen e Windows. Internet Explorer, që fillimisht quhej Windows Internet Explorer, u nxor si një shtesë në paketën Plus për Windows 95 në 1995, por që atëherë ka fituar një reputacion jo të mirë.

Vitin e shkuar, u përqesh se kishte lënë një mangët kur u lajmërua se ishte vendosur të kalohej nga versioni 8 në atë 10 për të bindur klientët se softueri ishte ndryshe nga versionet e deriatëhershme.

Firma lajmëroi për versionin më të fundit të sistemit operativ Windows, të quajtur Windows 10, në një event në San Francisko. Ajo pranoi se softueri nuk ia kishte dalë mirë në Windows 8. Terry Myerson, shefi i Microsoft Windows tha: Ka rreth një miliard e gjysmë njerëz që përdorinWindows sot. Pajisjet i kalojnë në numër njerëzit.

Microsoft tha se sistemi i ri operativ do të punojë në llojet më të gjera të pajisjeve dhe do të ketë dyqane të ndryshme aplikacionesh të gjitha të përfshira në një platformë të quajtur One Store.

Kjo do të mbulojë të gjithë smartfonët, tabletët dhe kompjuterët desktop të kompanisë. Myerson tha se Windows 10 do të jetë një gjeneratë komplet tjetër dhe, siç pritet do të funksionojë në shumë lloje pajisjesh që nga celularët në aparatet e lojërave.

Versioni i ri do të kthejë menynë e startit, që u hoq nga Windows 8 dhe nuk u pëlqye fare prej përdoruesve. Në vend që të ofrojë një listë të aplikacioneve të preferuara të përdoruesit, menuja do të përmbajë pllakëza të vogla të, të ngjashme me ato të Windows 8. Versioni aktual, Windows8, është kritikuar se ka nxitur ndryshime radikale të sjelljes.

Microsoft po kthen disa nga mënyrat tradicionale të bërjes së gjërave dhe premton se Windows10 do të jetë më i njohur për përdoruesit  pavarësisht se çfarë versioni të Windows përdorin ata. Kompania ka besim se ky version do të jetë i duhuri dhe do të ofrojë pikërisht atë që klientët kërkojnë. Çdo gjë është njehsuar dhe pritet vetëm ndalja në treg e tij.

Menuja e startit në Windows 10 do të jetë e ngjashme me atë të Windows 7, por do të përdorë risinë me blloqe të Windows 8.

Joe Belfiore, një ekzekutiv i Microsoft që mbikëqyr dizajnimin dhe evolucionin e Windows, tha seWindows 10 do të ofrojë të gjithë lehtësinë e Windows 7, por do të përmbajë edhe përparimet teknologjike të Windows 8.

Belfiore tha se kompania po kthehej në gjërat elementare me Windows 10 dhe konfirmoi se e famshmja menu e startit e hequr prej versionit aktual do të kthehet.

“Po kërkojmë të gjejmë një balancë, që të gjithë përdoruesit e Windows 7 të përfitojnë një eksperiencë familjare me atë të pajisjeve që po përdorin tashmë”, tha ai.

Pavarësisht se softueri i ri nuk do të nxirret në treg deri nga fund i këtij viti, analistët janë shprehur se suksesi i tij është thelbësor për Microsoft dhe drejtoren e re, Satya Nadella.

*Burimi: Daily Mail.

Leave a Reply

%d bloggers like this: