Politika

Ristani: Dhunohen zyrat e PD-së në Elbasan, sulmohet opozita

Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për sulme ndaj opozitës dhe si fajtore të dhunës së ushtruar në zyrat e Partisë Demokratike në Elbasan.

Arben_Ristani8janarSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, doli sot në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se “Godina e Partisë Demokratike në Elbasan është dhunuar mbrëmë, dyert e të gjithë ambjenteve janë shqyer dhe zyrat janë bastisur. Ky është një rast i përsëritur i dhunimit të zyrave të Partisë Demokratike dhe është një sulm në prag të zgjedhjeve lokale. Kjo goditje është qartazi e frymëzuar nga politika dhe retorika antiopozitë e dyshes Rama-Meta”.

“Kur sulmohet opozita, kur agresohen përfaqësuesit e saj, kur dhunohen mjediset e zyrat e saj, kemi të bëjmë me një pushtet në kaos, që kërkon të zgjasë ditët duke u bazuar te dhuna dhe duke goditur opozitën. Dhuna dhe metodat banditeske nuk kanë qënë dhe kurrë nuk do të jenë zgjidhje”, ka përfunduar Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button