Qeveritare

Ministri Koka në Itali: Qeveria shqiptare ofron terren pozitiv për investitorët e huaj

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, zhvilloi një vizitë pune në Romë me ftesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Mbrojtjes së Territorit dhe Detit të Italisë.

21085_1031470653534365_5152989506849312538_nDy Ministrat diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit konkret dhe të mëtejshëm midis dy vendeve tona në fushën e mjedisit.

Gjatë takimit Ministri Koka e njohu homologun me arritjet e Qeverisë Shqiptare në fushën e mjedisit dhe sfidat që ka vendi ynë në të ardhmen duke kërkuar mbështetjen e palës italiane në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Nga ana e tij, Ministri Galletti shprehu gatishmërinë e tij dhe të stafit të ministrisë që drejton për të ndarë me palën shqiptare ekspertizën dhe eksperiencën e Italisë në sektorin e mjedisit, dhe në veçanti te mbetjeve. Ministri Galletti shprehu dëshirën për të vizituar Tiranën në një kohë të afërt dhe për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

“Përveç miqësisë tejet të ngushtë midis dy vendeve tona, mjedisi na lidh edhe më shumë me njëri-tjetrin. Ne do të ofrojmë eksperiencën tonë më të mirë në ndihmë të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe gjithashtu ekspertizën tonë për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Së shpejti do të vij në Tiranë dhe gjatë vizitës sime jam i bindur që do të diskutojmë për çështje konkrete dhe që do të kenë filluar” – u shpreh Ministri Galleti.

Ministri Koka i kërkoi homologut italian që t’i bëjë thirrje investitorëve italianë që të investojnë në fushën e mbetjeve, agroturizmit etj duke iu referuar pikërisht kushteve pozitive që ofron vendi ynë.

koka”Shqipëria ndihet shumë afër me Italinë në cdo aspekt. Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë reforma të thella legjislative dhe institucionale. Qeveria shqiptare ofron një terren pozitiv për investitorët e huaj”- u shpreh Ministri Koka.

Ministri Koka zhvilloi gjithashtu një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të 8-të të Mjedisit të Dhomës së Deputetëve,  Ermet Realacci.

Gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme mbi mjedisin.. Më pas Ministri Koka ndoqi seancën plenare në Dhomën e Deputetëve, ku iu rezervua një përshëndetje e veçantë nga presidentja e Dhomës së Deputetëve,  Laura Boldrini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button