Politika

Majko, Nikolla, Klosi dhe Dhimitri, kandidatët e PS-së për Bashkinë e Tiranës

Blendi Klosi, Albana Dhimitri, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla janë katër emrat e propozuar nga Partia Socialiste si kandidatura të mundshme për bashkinë e Tiranës. Për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 23 qershor të vitit 2013, Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë.4-mosketieret-620x497

Në fokus të kësaj mbledhje është organizimi i zgjedhjeve vendore për Tiranën, zgjedhje të cilat pritet të mbahen pas tre muajsh, më 21 qershor.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë deputetët e PS-së për qarkun e Tiranës, si dhe kryetari i saj, Edi Rama, i cili ka preferuar që të dëgjojë më shumë anëtarët e tjerë, sesa të flasë vetë.

Deri më tani kreu i forcës së majtë nuk ka dhënë asnjë emër konkret që mund të kandidojë për Bashkinë e kryeqytetit, por nga ana tjetër la të hapur mundësinë që të për në krye të saj mund të propozojë një politikane femër.

Vetëm katër ditë më parë dy krerët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta, ndanë hartën territoriale, ku në ngarkim të LSI-së shkuan 15 njësi vendore.

19:50 – Katër kandidatët e PS-së për Tiranën

Gjatë Asamblesë u zbuluan edhe katër emrat e propozuar për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Emrat e propozuar janë ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla, ish-kryeministri Pandeli Majko, sekretari Organizativ, Blendi Klosi, si dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri.

Burime nga PS bëjnë me dije se katër emrat e përzgjedhur do të testohen nga sondazhe të brendshme. Kush prej emrave të renditet i pari do të jetë edhe kandidati potencial dhe përfundimtar i mazhorancës për Tiranën.

Ndërkohë me emrat e rinj të përzgjedhur janë eliminuar një sërë emrash të rinj të cilët ishin diskutuar në rrugë jozyrtare si kandidatë të mundshëm për bashkinë e Tiranës.

Ndër ta kishin qenë edhe emrat e dy ministrave, Erjon Veliaj dhe Saimir Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button