Kronika

Homazhe per Artan Santon

Artan-SantoFamiljarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, e kushdo që e njohu dhe vlerësoi, i japin sot lamtumirën e fundit biznesmenit Artan Santo, i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 58-vjeçare. 

Homazhet për Artan Santon do mbahen rreth orës 10:00 në Hotel Sheraton. Ndërkohë që rreth orës 16:00 të ditës pritet t’i jepet lamtumira e fundit bankierit dhe biznesmentit të suksesshëm. 

“Familja Santo falënderon të gjithë miqtë, të afërmit, koleget, të njohurit e Artanit, por edhe të gjithë shqiptaret për solidaritetin dhe ngushëllimet e ndjera në këtë moment kaq të vështirë. Ditën e nesërme, e premte 27 Qershor në orën 10.00 familja do të presë vizita dhe do të kryhen homazhe në nderim të Artan Santos në ambientet e Hotel Sheraton, ndërkohë që në orën 16.00 do të zhvillohet ceremonia funebre pranë varrezave të Sharrës”, njofton familja e të ndjerit Artan Santo. 

Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i bankës ‘Credins’ dhe ‘TV Scan’, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar dje rreth orës 9:30 në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qëndrore të bankës “Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion. 

Vrasja ka tronditur thellë mbarë opinionin shoqëror, arenën politike, mediatike e biznesmenë në vend, duke qenë se Artan Santo njihej si një biznesmen dhe bankier tepër i suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë kufijve. Autorët qëlluan në një zonë tepër popullore dhe të frekuentuar nga kryeqytetasit nën dritën e diellit dhe janë larguar pa mundur të ndalohen nga policia.

Related Articles

Back to top button