Politika

Rama: Dritan Hoxha, pioner i teknologjisë dixhitale në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, që në fillim të fjalës së tij në tryezën “Komunikimi dixhital- shfrytëzimi maksimal i spektrit; mundësitë dhe sfidat”, theksoi se themeluesi i kompanise Top Media, Dritan Hoxha, është pioneri i kësaj teknologjie në vendin tonë.

1426848644EDI-VIDEO-08_“Shqipëria, – tha Rama, – është një vend i vogël ku infrastruktura dixhitale u mundësua nga Dritan Hoxha”.

Kryeministri bëri me dije në këtë tryezë se dixhitalizimi i Radio Televizionit Shqiptar dhe kalimi i transmetimeve nga analoge në numerike do të përfundojë brenda 6 muajve dhe jo në qershor ashtu siç ishte parashikuar të kryhej.

“Të imponuar që të ecim drejt zgjidhjes, që faktikisht mori rrugë me nënshkrimin e kontratës për të garantuar dixhitalizimin e rrjeteve të RTSH dhe për të siguruar mbulimin e pjesë më të madhe të popullsisë në një afat të arsyeshëm, prej 6 muajsh në respekt të marrëveshjeve ndërkombëtare por edhe rritjes së pavarësisë në gjithë këtë proces. Në fokus të dixhitalizimit nuk është sekret, është shmangia e monopolizimit dhe garantimi i pluralizmit të medias, duke garantuar që të gjithë operatorët të kenë mundësinë e një zgjedhje, dhe duke i garantuar alternativën e rrjetit të 2 të RTSH. Është një reformë që bëhet nga praktikat më të mira të vendeve të BE. ajo ccka vendonsim në letër është vetëm premisa që na shtyn për të bërë letra”, tha Rama.

Raunig: Tregu i ri i transmetimeve duhet të karakterizohet nga mundësi të barabarta

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, duke folur sot në këtë tryezë theksoi se duhet angazhimi i fortë politik i drejtuesve të vendit, në mënyrë që Shqipëria të bëjë dixhitalizimin e transmetimeve audiovizive brenda afatit ndërkombëtar.

Ai theksoi se dixhitalizimi ofron mundësinë për një fushë transmetimesh të rregulluar. “Tregu i ri i transmetimeve duhet të karakterizohet nga shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë aktorët e medias. Ai duhet të ofrojë një mjedis biznesi transparent, pa monopole apo pozicione të privilegjuara. Kjo garë e ndershme e mediave komerciale duhet të japë garancinë që media audiovizive nuk do të jetë vetëm një sipërmarrje biznesi fitimprurëse, por do të përmbushë edhe rolin shoqëror dhe përgjegjësinë themelore të medias – të ruajë demokracinë dhe t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha z. Raunig.

Sipas Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, dixhitalizimi ofron edhe mundësinë për një fillim të ri të Radio-Televizionit Shqiptar për t’u shndërruar në një transmetues publik të vërtetë, një shndërrim që është i vonuar. “Ka dy vjet që partitë parlamentare nuk po arrijnë të zbatojnë legjislacionin në fuqi e të zgjedhin këshillin e ri drejtues të RTSH-së. Kjo ka bllokuar procesin e shndërrimit të RTSH-së në një transmetues ekonomikisht të qëndrueshëm, editorialisht të pavarur dhe plotësisht profesional, që kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe bëhet për publikun”, nënvizoi Raunig, duke premtuar se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme që të ndihmojë këtë shndërrim të transmetuesit publik. Për këtë, ajo po bashkëpunon me Bashkimin Europian të Transmetuesve (EBU) dhe është e gatshme të mbledhë një konsorcium më të madh të organizatave ndërkombëtare për të mbështetur autoritet shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button