Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 20 mars 2015

Horoskopi për datën 20 mars 2015

horoskopiDashi

Më në fund keni gjetur një mënyrë të mirë për të shpëtuar nga një situatë e lodhshme që mbani në “shpinë” prej disa ditësh. Inspirimi do t’ju vijë nga një burim që nuk e keni pritur asnjëherë.

Demi

Një situatë që dalëngadalë dhe vendosmërisht po merr formë, nga një anë ju shkakton frikë dhe nga ana tjetër shumë kënaqësi: analizojini këto ndjenja për të kuptuar se çfarë doni të bëni ju me siguri të plotë.

Binjakët

Frenat janë në dorën tuaj, ndaj përfitoni për të marrë komandën pa hezituar se kjo gjë nuk mund t’ju çojë askund. Përgjigjuni provokacionit me provokacion. Do të keni sukses.

Gaforrja

Më në fund do të gjeni ekuilibrin e duhur. Disa fjalë paksa të ashpra që do të merrni janë një formë maskimi. Mendohuni më thellë. Kujdesuni më shumë për veten.

Luani

Është dita që t’i bëni një test të vogël ndërgjegjes suaj për vetë faktin se një lloj situate po përsëritet pak si shpesh kohët e fundit. Mbase shkaku jeni ju apo jo?! Gjithsesi mos jini shumë të ashpër me veten.

Virgjëresha

Mos e lëshoni veten: është e vërtetë se ai person di t’ju destabilizojë, por ju e dini në mënyrë perfekte se si e mendoni në disa çështje, mos e lini t’ju manovrojë. Shprehuni pa droje.

Peshorja

Mblidhini nënkuptimet dhe përgjigjuni për pasojat, loja do të bëhet interesante dhe gjithnjë e më intrigrante. Pasdite do të mund të kuptoni diçka më shumë për një person që e doni shumë.

Akrepi

Mirësjellja është një lloj llogarie më vete, por nëse vërtet nuk keni dëshirë të takoni atë person, atëherë gjeni një mënyrë për t’u larguar në mënyrë elegante.

Shigjetari

Sot do të jetë e lehtë që mendimet dhe siguritë tuaja të vihen në mëdyshje. Do të ndiheni mjaftueshëm të brishtë dhe jo të aftë për të bërë analiza. Gjithsesi mos u ndjeni keq, sepse mund t’ju bëjnë një surprizë të bukur.

Bricjapi

Bëni dhe pak durim: pothuajse gjithçka e keqe po merr fund. Për sa i përket marrëdhënies me personin e veçantë, gjërat e vogla që ju duken paksa të ndryshuara nuk janë të rëndësishme për t’i marrë aq shumë në konsideratë.

Ujori

Pas provave të shumta, më në fund situata e punës po fillon të marrë formë të rregullt: mos u nervozoni nga një diskutim të bërë me nervozizëm, sepse ju nuk keni aspak faj.

Peshqit

Këtë të premte jepni më shumë kohë vetes për një çështje që kërkon shumë përqendrim: kjo do të thotë që të mos ndihmoni për diçka që do t’ju kërkohet. Adresojani dikujt tjetër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: