Home / Arte / Film / “Scarface”, Universal do ta ribëjë pas 32 vjetësh

“Scarface”, Universal do ta ribëjë pas 32 vjetësh

Sudio amerikane e filmave “Universal” ka vendosur të sjellë një version të ri të filmit kult “Scarface”.

scarfacea_a_lVersioni i vitit 1983, tregon historinë e Tony Montana refugjat kuban  (Al Pacino), i cili arrin në Miami-n e 1980-ës me asgjë, dhe ngrihet, duke u bërë një nga mbretërit më të mëdhenj të drogës. Pesëdhjetë vite më herët, protagonist ka qenë aktori Paul Muni.
Filmi i ri do të vendoset në Los Anxhelos dhe do të ketë të njëjtën temë, fuqizimin e një emigranti në botën e kriminalitetit. Skenarin e ka shkruar Jonathan Herman.

al_pacino

I pyetur nga “The Hollywood Reporter” ish protagonist i filmit, i madhi Al Pacino tha: “Është pjesë e asaj që bëjmë. Ne i ribëjmë gjerat”. Regjinë e filmit të ri do ta bëjë fituesi i çmimit të madh të jurisë në Berlin, Pablo Larrain, i cili sjellë historinë e nëntokës kriminale të Los Anxhelosit edhe pse dy versionet e para të “Scarface” kishin të bënin me Çikagon dhe Majamin.Nga ky film kult kanë dalë një paradë e anti-heronjve televizivë, siç ishte Tony Soprano në “The Sopranos”, apo Walter White në serialin e mirënjohur “Breaking Bad”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.