Arte

“Coppellia” – Baleti me dy akte në TKOB

 copellia-baner-210x350“Coppellia” është shfaqja, e cila do të vijë si një balet me dy akte sot, nesër dhe pasnesër në mbrëmje (27/28/29) në Teatrin Kombëta të Operas dhe Baletit ora 20:00.

Libreti I Charles Nuitter dhe Arthur Saint (Leon), i cili vjen në koreografinë e Ilir Kernit, baletmaester Alisa Gjoni, koncertmaster Enina Llozi, skenografinë e Zorz Drausnik, kostumet e Ljubica Wagner, dirigjimin e Stefano Ligoratti dhe muzikën e Leo Delibes, do të intepretohet nga solistët, trupa e baletit, dhe orkstra sinfonike e TKOB-së.

Përmbajtja

Akti I

Sheshi i fshatit, me dy shtëpi përbri. Njëra është shtëpia e Doktor Copelius, një personazh i veçantë, prodhues i lojrave pak të çuditshme dhe shtëpia tjetër është e Svanildës, një adoleshente që jeton me prindërit e saj. Svanilda është e fejuar me Franzin. Një dite ajo del dhe papritur vëren dicka të çuditshme. Në ballkonin e shtëpisë së Doktor Copélius është ulur një vajzë e bukur dhe po lexon një libër. Mund të ishte vajza misterioze e Copélius që asnjë në fshat nuk e ka pare?! Më kot Svanilda kërkon të tërheqë vëmendjen e vajzës, por duke parë që po arrin Franzi, fshihet për t’i bërë një surprizë. Franz-it që po arrin në shesh, i tërhiqet vëmendja nga Coppélia: Franzi tregohet i sjellshëm dhe i dhuron një puthje. Svanilda del nga vendi ku është fshehur dhe nga xhelozia nis të debatojë me Franz-in. Ndërkohë, sheshi i fshatit mbushet me njerez pasi kryetari i bashkisë do të bëjë një deklaratë të rëndësishme: Duka i kështjellës fqinje i ka dhuruar kishës një këmbanë tëre dhe për nder të tij do të organizohet një festë. Atyre që do tëmartohen ditën e festes, duka do t’u dhuroje një thes me flori. Svanilda duke vallëzuar me mikeshat gjen një kallëz gruri. Legjenda e vjetër thotë se nëse një vajzë dëgjon grurintë kërcasë në kërcellin e kallëzës, do të thotë që dashuria e saj është e vërtetë. Svanilda nuk dëgjon asgjë dhe bindet që Franzi nuk e dashuron. Banorët e fshatit vallëzojnë një mazurka brilante dhe fisnikët një çardash elegant. Mbrëmja vjen dhe sheshi boshatiset. Copélius del nga shtepia, por nuk e vë re që ka humbur çelësin e shtëpisë. Svanilda dhe mikeshat e saj, rrugës për në shtepi, shikojnë çelësin dhe vendosin tëhyjnë në shtëpinë e Doktor Copélius: Svanilda kërkon me këmbëngulje të zbulojë kush është Coppélia. Pas pak, Copélius kthehet në shtepi, zbulon që porta është hapur dhe vendos t’i punojë një rreng personave që i kanë hyrë në shtepi. Ndërkohë edhe Franzi, me anë të një shkalle përpiqet të hyjë në shtëpi nga ballkoni.

Akti II

Laboratori i doktor Copélius. Gjithcka është e erret dhe misterioze. Në një qoshe, pas një perdeje Svanilda gjen Coppélian, të ulur duke lexuar nje libër. Pasi e prek, Svanilda zbulon se shkaku i gjithë xhelozive të saj nuk është gjë tjetër veçse një kukull mekanike. Duke kërcyer nga gezimi, shoqet e saj vënë në lëvizje gjithë kukullat mekanike që gjenden në laborator, por pikërisht në atë moment Copélius hyn në dhome dhe nis të dëboje vajzat. Vetëm Svanilda nuk arrin të largohet, ndaj fshihet pas perdes dhe zë vendin e Coppelia-s. Në këtë moment, nga dritarja hyn Franzi, i cili i deklaron Copéliusit dashurinë e tij për të bijën. Magjistari në fillim përpiqet ta dëbojë, por pastaj ndërron mendim dhe e fton të pijëverë që në fakt është e narkotizuar.

Franzi bie në gjumë dhe Copélius i çon afër kukullën e tij (në fakt është Svanilda) duke shpresuar që përmes magjisë të transportojë jeten nga Franzi te kukulla e tij. Svanilda e vazhdon lojën dhe e josh magjistarin me një vallëzim spanjoll dhe një vallëzim skocez. Doktor Copelius kujton se kukulla e tij ështe shndërruar në njeri të vërtetë.

Svanilda vallëzon pa pushim duke krijuar nje rrëmujë të madhe në dhome dhe duke shkatërruar të gjithë punën e doktorit. Në fund Svanilda dhe Franzi që tashmë është zgjuar, largohen nga laboratori, ndërsa Copélius përqafon i zhgënjyer kukullën e tij mekanike.

Të nesërmen në sheshin e fshatit, Svanilda e Franzi të bashkuar tashmë, afrohen tek kryetari i bashkise për të marrë dhuratën e tyre të dasmes. Arrin i egersuar doktor Copelius, i cili akuzon të dashuruarit që kishin shkatërruar punen e gjithë jetes se tij. Svanilda, e cila është e vetëdijshme për dëmin që i kanë shkaktuar i ofron pajën e saj, por kryetari i bashkisë i jep një thes me flori dhe e dëbon Copeliusin. I gjithë fshati merr pjesë në dasmën e Svanildës dhe Franzit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button