Te ndryshme

Kush është “engjëlli i vdekjes” që po lufton IS-in?

Ai posedon një sëpatë, një shpatë dhe një automatik dhe betejat e tij janë bërë tashmë legjendare sikurse edhe lufta e tij ndaj Shtetit Islamik – por kush është njeriu që mijëra fansa online e quajnë tashmë “babai i engjëllit të vdekjes”?

74f684c6ab5640c79589d751e909a48a_18Lufta kundër Shtetit Islamik në Irak po zhvillohet në Tikrit e rrethina tashmë, ku forcat qeveritare irakiane po ndihmohen nga dhjetëra grupime të milicisë shiite. Një ushtar në veçanti duket se ka përfituar mijëra fansa online – por historia e tij gjithashtu na zbulon edhe një element të makinerisë propagandistike iraniane në Irak.

Ai posedon një sëpatë, një shpatë dhe një automatik dhe betejat e tij janë bërë tashmë legjendare sikurse edhe lufta e tij ndaj Shtetit Islamik – por kush është njeriu që mijëra fansa online e quajnë tashmë “babai i engjëllit të vdekjes”?

Ai është trupbëshëm, me një mjekër imponuese dhe shpesh i pikturuar me një buzëqeshje në fytyrë edhe kur mban në krahë armët e tij të preferuara. Një faqe në Facebook që i kushtohet bëmave të tij tashmë ka arritur të mbledhë më shumë se 300.000 pëlqime me një shumicë të adhuruesve që vijnë kryesisht nga Iraku. Dhe atij i është vënë nofka e tmerrshme, Abu Azrael, ose: “babai i engjëllit të vdekjes”.

Sigurisht se asgjë nuk është aq e thjeshtë kur bëhet fjalë për luftën kundër IS-it, dhe faktet kryesore rreth historisë së Abu Azraelit janë të vështira për t’u verifikuar.

Emri i tij i vërtetë, sipas një raporti të publikuar të martën nga agjencia franceze e lajmeve AFP, është Ayyub Faleh al-Rubaie. Ai thotë se ka luftuar kundër IS-it në një gjysmë duzine vendesh, por se kjo eksperiencë nis shumë më herët se sa konflikti aktual. Rubaie i tha AFP-së se ai ishte pjesë e armatës “Mahdi” – një milici që ka luftuar forcat amerikane në Irak. Ai gjithashtu thotë se ai ka luftuar pranë Damaskut kundër rebelëve sirianë që përpiqeshin të rrëzonin presidentin Assad.

Ndërkaq, duke përshkruar mungesën e mëshirës që ai ka ndaj luftëtarëve të IS-it, Rubaie i tha AFP-së se ai është babai i pesë fëmijëve. “Ju më shihni ndërsa shkoj në shkollë, duke mbajtur në krahë fëmijët e mi dhe unë jam paqësor. Por unë shfaq një fytyrë tjetër ndaj tyre (d.m.th. ndaj IS-it),” thotë ai. Kontrasti në dukje mes aventurave të tij luftarake dhe sfondit të tij normal njerëzor, duket se janë pjesë e një apeli në historinë e tij.

Al-Alam, një televizion shtetëror që transmeton në arabisht në Iran, raportoi se ai ka qenë një mësues i edukimit fizik në një universitet të Irakut. Al-Alam gjithashtu tha se ai është shumë i zoti në taekwondo dhe qitje, sipas “BBC Monitoring”.

Profili në Twitter “@IraqLiveUpdate” ndërkaq raporton lajme nga vendi që e portretizojnë Abu Azraelin duke postuar një foto të vetes me ministrin irakian të Transporteve. Por versioni i tyre i historisë përplaset me idenë se Abu Azreal paskësh qenë një mësues fizkulture në universitet. Ata i thanë “BBC Trending” se ai në fakt është një luftëtar me përvojë të gjatë në forcat që kryejnë operacione speciale.

Nuk ka ndonjë rëndësi se cila është e vërteta rreth detajeve të jetës së tij, historia e Abu Azraelit është shumë domethënëse, për shkak se na jep të kuptojmë më mirë makinën propagandistike të Iranit, fqinjit të Irakut.

Prezenca e një numri të madh të luftëtarëve shiitë si ai në Tikrit – pjesë e zemrës sunite të Irakut – është shumë alarmante për shumëkënd në Irak. Disa nga forcat luftuese atje aludohet se kanë lidhje direkte me Iranin dhe ndërkaq janë ngritur shqetësime se prezenca e tyre mund të destabilizonte rajonin edhe më tej. Një ndër faqet në Facebook që e promovon më së shumti Abu Azraelin me foto, është e përkushtuar ndaj forcave speciale të Gardës Revolucionare të Iranit.

Dega e jashtme e Gardës Revolucionare të Iranit – e quajtur Forcat Quds – raportohet se është përfshirë gjithashtu në luftimet në Tikrit.

Vetë Abu Azrael duket se është një anëtar i milicisë “Kata’ib Imam Ali”. Phillip Smyth, një ekspert i milicive shiite në Universitetin e Merilendit dhe një bloger në “Hizballah Cavalcade”, thotë se grupi në fjalë është formuar verën e kaluar dhe menjëherë ka nisur të promovojë ushtarin e tyre “star”, duke përdorur një strategji të sofistikuar.

“Unë i kam vëzhguar milicitë shiite në Facebook dhe në median sociale për vite me radhë dhe kjo i shkon për shtat modelit të një fushate të mirorganizuar”, thotë ai. “Ai ka profilin e tij në Facebook dhe faqe të dedikuara, e para daton në fund të vitit 2014 … ato kanë ndërtuar një karakter pozitiv dhe fotoja nismëtare e tregon atë duke bërë akte heroike apo gjëra interesante.” Milicia Kata’ib gjithashtu ka postuar përmbajtje sociale shumë më të errët”, thotë Smyth, “duke përfshirë koka të vrara e të prera nga ata që milicët shiitë pretendojnë se janë luftëtarë të IS-it.

Shumica e fansave të Abu Azraelit janë irakianë, por iranianët gjithashtu kanë shfaqur një interes të madh për të, duke shpërndarë foto dhe duke sugjeruar që performanca e tij prej “maçoje” të shfaqë edhe diçka të një natyre të butë e me sens humori. Fotot dhe videot që janë shpërndarë online, e shfaqin Abu Azraelin duke ngarë një biçikletë, me gjasë në zona lufte. Dhe një video popullore e tregon atë duke përqeshur një rob të kapur, militant islamik të IS-it, me një “walkie-talkie”. Një ndër fansat e tij, madje ka krijuar një personazh të animuar të Abu Azraelit, duke hedhur një burrë “në dysheme” – një ndëshkim që ai e premton si fshikullim ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij në fushëbetejë.

Marrë nga BBC

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button