Kronika

Didi: Alarmet false, kosto për Policinë, dëme për qytetarin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani zhvilluan këtë të premte një takim, në lidhje me situatën shqetësuese të alarmeve të rreme për bombë.

Drejtori-i-Pergjithshem-Artan-Didi-524x350Në një konferencë për mediat, pas takimit, Didi u shpreh se alarmet false janë jo vetëm një kosto e madhe për Policinë, por edhe dëmtojnë psikologjikisht qytetarët.

“Kërkojmë mbështetjen e qytetarëve, në dhënien e informacionit për çdo gjë të dyshimtë”, tha Didi.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, duke shprehur mirënjohjen për Policinë dhe për bashkëpunimin mes dy institucioneve, theksoi se alarmet false janë shqetësuese për qytetarët dhe krijojnë një situatë problematike për rendin.

“Ne, si institucion ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, tha Totozani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button