Home / Europa / Ukraina firmos Marrëveshjen e Asocimit me BE-në

Ukraina firmos Marrëveshjen e Asocimit me BE-në

asas5Ukraina firmosi sot Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Evropian. ”Kjo është një ditë historike për vendin tim, dita më ë rëndësishme që nga pavarësia e Ukrainës”, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko pas mbërritjes në takimin e BE-së për të firmosur pjesën e dytë dhe të fundit të Marrëveshjes së Asocimit me unionin. “Ky akt është demonstrimi më i mirë sesi gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht, brenda një kohe të shkurtër, nëse për këtë gjë ekziston vullneti i duhur dhe nëse njerëzit e kërkojnë më dëshirë këtë’’, deklaroi Poroshenko para se të firmosë Marrëveshjen e Asocimit. Më pas, ai tregoi penën me të cilën do të nënshkruante dhe shtoi se ‘’nuk ndodhi në Vilnius nëntorin e kaluar, por kjo është e njëjta penë, një demonstrim sesi ngjarjet historike janë të paevitueshme’’.

Leave a Reply

%d bloggers like this: