Home / Bota / Parlamenti turk ratifikon Marrëveshjen e Ripranimit të Imigrantëve

Parlamenti turk ratifikon Marrëveshjen e Ripranimit të Imigrantëve

asas7Në një lëvizje që pritet të lehtësojë presionin imigrator në kufijtë e Greqisë, parlamenti turk ratifikoi sot Marrëveshjen e Ripranimit të Imigrantëve me Bashkimin Evropian, njoftoi botimi elektronik i gazetës greke ‘’Kathimerini’’. Sipas kësaj marrëveshjeje, që u nënshkrua nga ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu në Bruksel dhjetorin e kaluar, Turqia do të marrë mbrapsht imigrantët të cilët hyjnë në Bashkimin Evropian nëpërmjet territorit turk. Ndërkohë, Bashkimi Evropian do të financojë ndërtimin e infrastrukturës për pritjen e imigrantëve ilegalë dhe krijimin e një Forcës për Mbrojtjen e Kufijve për të monitoruar kufirin lindor turk. “Marrëveshja reflekton interesat tona të përbashkëta për një migrim efektiv dhe detyrimet dhe procedurat për një menaxhim më të mirë të kufijve mes Turqisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian’’, deklaroi eurokomisionerja për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.  Ankaraja e mbajti pezull nënshkrimin deri sa Bashkimi Evropian filloi bisedimet për liberalizimin e vizave, veçanërisht për qytetarët turq që dëshironin të udhëtonin pa viza në zonën Schengen

Leave a Reply

%d bloggers like this: