Home / Bota / Amerika / Sulmohen me hanxhar agjentët e aeroportit të Nju Orlinsit

Sulmohen me hanxhar agjentët e aeroportit të Nju Orlinsit

Momente terrori janë verifikuar në aeroportin ndërkombëtar “Louis Armstrong” të Nju Orlinsit, në SHBA, ku një person ka sulmuar dy agjentë policie me një hanxhar.

1426923747shba-aeroport-sulmiSipas raportimeve të mediave amerikane, agjentët kanë mundur të reagojnë duke përdorur pistoletat dhe duke e qëlluar disa herë agresorin, që aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas versioneve të para të ngjarjes, agresori, 63 vjeç, ka përdorur spraj për insektet në sytë e një polici dhe më pas ka nxjerrë një thikë të gjatë, duke goditur me të një polic tjetër.

Në atë pikë, mes panikut të njerëzve që kishin populluar zonën e aeroportit, ka nisur ndjekja e agresorit, i cili është qëlluar disa herë nga një agjent. Përveç oficerit të sulmuar me hanxhar, një tjetër person ka mbetur i plagosur nga një plumb që e ka gërvishtur pak.

Njerëz të tjerë kanë mbetur më pas të trembur nga kaosi i krijuar nga agresioni dhe të shtënat. Shumë prej tyre kanë vrapuar për të shpëtuar dhe të tjerë janë fshehur prapa kolltuqeve të sallës së pritjes në aeroport.

Leave a Reply

%d bloggers like this: