Home / Kronika / Sociale / Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

muaji-i-ramazanit-466x350Nis Muaji i shenjtë i Ramazanit. Ministria e Shëndetësisëi ka publikuar në faqën zyrtare në Web, disa këshilla dietike lidhur me muajin e Ramazanit. Më shumë se 1 miliarde myslimanë në të gjithë botën nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti. Sipas kalendarit mysliman, muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me 28 qershor dhe dita e parë e Fitër Bajramit është me 28 korrik. Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Bajramin e Madh. Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, duke ju uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka sugjerua disa këshilla dietike për ndryshimin e zakoneve të ushqyerjes gjatë këtij muaji. Sipas MSH, besimtarët agjërojnë gjatë ditës dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes, por pa ushtruar aktivitet fizik. Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë të veçantë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 15-16 orë në ditë. Rekomandohet ngrënia e Syfyrit , një vakt i lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit çdo ditë. Vakti i mëngjesit të lehtë duhet të përmbajë perime, ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si buka, apo produktet e brumit të grurit dhe të pasura me proteina, siç janë produktet e qumështit (djathë që nuk është i kripur/gjizë/qumësht dhe/ose vezë, shoqëruar me garniturë frutash ose perimesh të gjelbërta). Sipas MSH, rekomandohet që të mos konsumohen së tepërmi ëmbëlsirat e ofruara pas vaktit të Iftarit. Ëmbëlsirat që përdoren zakonisht gjatë Ramazanit përmbajnë sasi të mëdha të shurupit të sheqerit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: