Home / Politika / “Arrestimi” sot në Kuvend pritet përballja Meta-Doshi. Dy deputetët para Këshillit të Mandateve

“Arrestimi” sot në Kuvend pritet përballja Meta-Doshi. Dy deputetët para Këshillit të Mandateve

Nga:Darina Tanushi
tom-doshi-1_1Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend, pritet të mblidhet sot pasdite, në orën 17:00, për të diskutuar rreth kërkesës së Prokurorisë për t’i dhënë autorizim për ndjekje penale ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Në bazë të rregullores së Kuvendit, është ky këshill që harton një raport për seancën parlamentare, e cila më pas voton këtë raport me shumicë të thjeshtë votash. Për shkak se kreu i Parlamentit, Ilir Meta është njëherazi edhe kryetar i këtij Këshilli sot pritet edhe përballja e parë e tij me Tom Doshin pas akuzave publike që detyruan Prokurorinë të nisë hetimet. Megjithatë burime zyrtare pranë Kuvendit thanë dje në mbrëmje për “Gazeta Shqiptare” se Meta ende nuk e ka vendosur nëse do ta drejtojë vetë ai apo jo këtë mbledhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.