Home / Rajoni / Maqedonia / Ish-kryeprokurori i Maqedonisë pranon autenticitetin e bisedave të përgjuara

Ish-kryeprokurori i Maqedonisë pranon autenticitetin e bisedave të përgjuara

Ish- kryeprokurori i Prokurorisë Publike në Maqedoni, Lupço Shvërgovski ka deklaruar se Prokuroria është organ i mëvetësishëm, por jo edhe i pavarur nga pushteti qendror.

ish-kryeprokurori-i-maqedonis-euml-pranon-autenticitetin-e-bisedave-t-euml-p-euml-rgjuara_hdAi në një prononcim për Deutsche Welle konfirmoi autenticitetin e bisedave me të cilat LSDM-ja akuzoi pushtetin se ka zgjedhur prokurorë dhe gjykatës sipas lidhjeve familjare, miqësore dhe partiake, në vend të kualifikimeve profesionale të tyre.

“Politika, në raport me faktin se kush do të jetë prokuror në prokuroritë themelore apo të larta dhe në prokurorinë publike shtetërore, zbatohet nga prokurori publik, dhe ai, propozimin e tij ia dorëzon Këshillit të prokurorëve publik. Mund të kontrolloni nëse në mandatin tim, të ketë ndonjë bashkëpunëtor profesionist në prokurori, i cili nuk është zgjedhur për prokuror. Vetëm pasi është plotësuar ai kriter, me kuadro të brendshme, kam përkrahur kuadro “nga jashtë”, për shembull nga avokatura, siç ishte rasti me djalin e kryetares së gjykatës së apelit”, deklaroi Lupço Shvërgovski.

Mes të tjerash, në lajmin e Deutsche Welle ku publikohej deklarata e Shvërgovskit, ish kreu i Prokurorisë ka komentuar edhe ndërhyrjen e ministres së brendshme Jankullovska, në punën e tij.

“Në opinion ekziston mosnjohje e pozicionit kushtetues të prokurorisë. Prokuroria publike është organ i mëvetësishëm dhe unik, por jo edhe i pavarur. Qeveria jep propozim për zgjedhjen e prokurorit publik shtetërorë, ndërsa e emëron dhe shkarkon Parlamenti. Ne jemi pjesë e pushtetit ekzekutiv. Nga ky aspekt, bashkëpunimi i prokurorisë me pushtetin ekzekutiv është legjitim. Pozicioni kushtetues na jep pastaj “ekskluzivitet”. Në gjyqësor, kjo është e pamundur, sepse gjyqësori është pushtet i tretë i pavarur. Ndërsa prokuroria nuk është. Këtu është dallimi”, theksoi ish-kryeprokurori Shvërgovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.