Bota

Mongherini në vizitë zyrtare, para negociatave vendimtare

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Kubë, në një kohë që afrimi mes 28 vendeve dhe ishullit ka hyrë në fazën më delikate.

mongheriniShërbimet e Mogherinit nënvizojnë se kjo vizitë po zhvillohet në një moment vendimtar të bisedimeve që parashikojnë rivendosjen e marrëdhënieve zyrtare të ndërprera që prej vitit 2003.

Zyrtarja e parë evropiane e një niveli të tillë që viziton ishullin që prej fillimit të negociatave mes Brukselit dhe Havanës në prill të vitit 2014, Mogherini shkon në Kubë pak pas bisedimeve për çështjen e diskutueshme të të Drejtave të Njeriut.

“Nuk është një rastësi nëse shkoj në Kuba për të shprehur qëndrimin tim mbi një dialog që e konsideroj si të rëndësishëm dhe premtues”, njoftoi Mongerini duke këmbëngulur në vullnetin për të promovuar bazat e pjesëmarrjes demokratike dhe të të drejtave të njeriut, qytetare dhe politike në Amerikën latine.

Zyrtarja evropiane do të takohet në mënyrë të veçantë me ministrin kubanez të Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button