Te ndryshme

Tajlandë kapet peshku gjigant prej 360 kg

Në Tajlandë është kapur një peshk i cili konsiderohet të jetë peshku më i madh në botë. Ai është i gjatë 4,2 metra dhe peshon mbi 360 kilogramë. Sipas ekspertëve, ka mundësi që peshku thumbues, të jetë më i madhi i kapur ndonjëherë në botë. Shkencëtarët kanë vërtetuar madje se peshku ka qenë shtatzënë.

“Ne jemi këtu në sistemin e shkëlqyeshëm të lumenjve në Tajlandë. Unë jam me miken time të ngushtë Ning, që është veterinere dhe ka bërë studime të shkëlqyeshme për krijesat më të mëdha misterioze që jetojnë në këto ujëra. Ky është peshku thumbues i sheshtë që jeton në ujëra të freskëta. Prej saj morëm material gjenetike dhe i vendosëm pajisje për ndjekje, në mënyrë që të dimë se ku do të lëvizë. Më e mira është ajo që kuptuam se peshku është shtatzëne dhe se do të shtohet”, tha Xhef Korvin, Përfaqësues i Botës së Egër.

Peshku i sheshtë thumbues jeton në thellësi ujore, shpeshherë i mbuluar krejtësisht nën rënë. Ai mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe me ndihmën e bishtit, të shkaktojë lëndime serioze gjatë sulmit. Pasi është kontrolluar dhe analizuar, peshku është lëshuar sërish në lum.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button