Te ndryshme

Kanceri, roli i aspirinës varet nga ADN-ja

Premtimi i mjekësisë së personalizuar konsiston në faktin se, kur ndërgjegjja jonë e kodit gjenetik, komplikacionet rreth efekteve të ilaçeve dhe aftësitë tona për të analizuar shpejt, do të jenë shumë më të mëdha nga se janë sot, dikush do të mund të kurohet në mënyrën më të mirë, jo vetëm për sëmundjen kanceroze që ka, por edhe për përbërjen specifike gjenetike.

asprin_2173815bGjithsesi, disa pyetjeve se përse efekti i disa ilaçeve varion nga një person në tjetrin, jemi në gjendje që t’i japim përgjigje. E reja e fundit për sa i përket kësaj çështjeje vjen nga një studim i sapopublikuar në faqet e “Journal of the American Medical Association”, që ka hulumtuar rolin e aspirinës në reduktimin e rrezikut të kancerit në zorrën e trashë, duke u bazuar tek analizat e ADN-së së më shumë se 17 mijë personave në katër vende.

Studiuesit kanë zbuluar tre variante gjenetike që duket se ndikojnë mbi fuqinë që ka aspirina dhe anti-inflamatorët në përgjithësi jo steroide, për të ulur ose rritur rrezikun e zhvillimit e këtij lloj tumori, që po bëhet gjithnjë e më i përhapur e që po prek më shumë meshkujt.

Duke u mbështetur në të dhënat nga 10 studime afatgjata që monitoruan pacientë me kancer të zorrës së trashë, së bashku me vullnetarë të shëndetshëm për moshën, gjininë dhe faktorë të tjerë demografikë, autorët e hulumtimit kanë pasur qasje jo vetëm në përgjigjet e pjesëmarrësve vullnetarë të marrjes së ilaçeve, duke përfshirë aspirinën, ibuprofenin dhe naproxenin, por edhe në mostrat e tyre të ADN-së.

Mes tre miliardë çifteve të formuara me bazën e Adeninës, Timinës, Citozinës dhe Guaninës (A T C G), ka disa pika të gjenomit për të cilin disa nga ne kanë një lexueshmëri të ndryshme nga disa të tjerë.

Këto variacione nga “norma” quhen polimorfizma me një nukleotid të vetëm (SNP) dhe studiuesit kanë marrë në konsideratë 2,7 milionë, duke i ngushtuar në fund analizat me tre. Që të tre rezultuan në gjendje që të ndikonin në mënyrën në të cilën antiinflamatorët modifikojnë rrezikun e kancerit: kush kishte versionin e ngjashëm të këtyre SNP-ve, nëse merrte ilaçe kishte një rrezik 34% më të ulët për t’u prekur nga tumori i kancerit të zorrës.

Ndërkohë, kush paraqiste versionin e ndryshëm të një nga tre nuklotidët, aspirina dhe qetësuesit e tjerë nuk sillnin asnjë përfitim, përkundrazi, në ndonjë rast madje rrisnin edhe rrezikun. Në veçanti për një nga polimorfizmat, rs10505806, në kromozomin 12, thithja e antiinflamatorëve që prezantonin variantin (5% të totalit) sillte një rritje të rrezikut të kancerit të zorrës 56% në krahasim me atë që nuk e kishte.

Pra, aspirina nuk duhet të konsiderohet një ilaç dhe marrja e saj e përditshme nuk u sjell përfitime të gjithëve: te disa, përkundrazi rrit rrezikun e tumoreve.

Çfarë është aspirina dhe përse përdoret

Aspirina është një antiinflamator josteroid ( NSAID ) salicilik dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë josteroidë (NSAID). Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut. Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë. Aspirina duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezën e tromboksanit A, një rrjedhës i prostaglandinës, që është një vazokonstriksion i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionit e çlirimit të trombociteve. Aspirina e frenon bymimin e trombociteve.

Mos merrni aspirinë në qoftë se keni:

-mbindjeshmëri ndaj aspirinës;

-hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit të gjakut;

-ulcerë peptike aktive;

-fëmijët nën moshën 12 vjeç (përveç mjekimit të artritit juvenil) për shkak të rrezikut të shfaqjes së sindromit Reye.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button