ParlamentarePolitika

Arrestimi i Doshit dhe Frrokut/ Çfarë ndodhi brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë nisi pak minuta pas orës 17.00 të së shtunës. Ajo drejtohej nga Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e tjerë, përveç deputetit të PDIU, Dashamir Tahiri. Mbledhja ka nisur me formalitetet e zakonshme ndërsa anëtarët kanë qenë të njohur me shkresën e mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Zyrat e Kuvendit te Shqiperise
Zyrat e Kuvendit te Shqiperise

Deputeti Mark Frroku ka qëndruar më pak, brenda mbledhjes duke dorëzuar me shkrim arsyetimet e tij kundër pretendimeve të prokurorisë. “Për këtë çështje janë përfshirë shumë persona” – ka thënë ai. Duhet hequr imuniteti për shumë nga ju. – ka deklaruar Frroku dhe ka lënë mbledhjen.

Dëshmia e deputetit Tom Doshi ka qenë pak më e gjatë. Ai që në fillim ka bërë një kërkesë për të pritur një javë që të bëjë gati të gjithë mbrojtjen kundër akuzave të Prokurorisë së Përgjithshme. Doshi është shprehur se ndaj tij nuk ka asnjë provë. Ai u ka thënë anëtarëve se nuk ka asnjë provë ku të mbështetet arrestimi i prokurorisë.

Mbledhja ka vijuar për gati 40 minuta vetëm me debate mes anëtareve të shumicës dhe opozitës. Deputeti Arben Ristani kërkoi që ky këshill të marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e Mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. Socialistët u mbrojten me argumentin se kjo nuk ishte në rendin e ditës.

Në përfundim, me shumicën e votave të së majtës u vendos që deputetit Doshi t’i lihet afat deri ditën e hënë në orën 10.00 kur edhe do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit. Po këtë ditë do të diskutohet edhe për çështjen e deputetit Kokëdhima që akuzohet s eka përfituar fonde publike pas marrjes së mandatit të deputetit.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Berisha, mjaft me me revolucione. Cdo ceshtje t’i lihet organeve perkatese, ne kete rast gjygjit. Ju me PD-ne jeni opozite dhe qendroni burrerisht si opozite e mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button