Home / Sporti / Haxhi Krasniqi humbet ne ndeshjen per kampion bote ne boks

Haxhi Krasniqi humbet ne ndeshjen per kampion bote ne boks

Juergen Braehmer ka mposhtur Haxhi Krasniqin për t’u konfirmuar edhe një herë si kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA.krasniqi

Krasniqi në raundin e nëntë pësoi nokdaun. Pas këtij raundi ekipi i Krasniqit dorëzoi meçin.


Raundi i tetë ishte më i barabartë. Krasniqi për disa momente humbi kontrollin e ndeshjes.

Edhe katër raunde tjera deri në përmbyllje të meçit.


Meç i fortë ishte edhe në raundin e shtatë, që ishte më i barabartë se të kaluarit. Krasniqi pati disa goditje të forta duke e “tronditur” Braehmerin.


Juergen Braehmer në raundin e gjashtë dominoi ndaj Haxhi Krasniqit duke e rrezikuar disa herë.


Në raundin e pestë Braahmer mori iniciativën, por Haxhi Krasniqi arriti t’i bënte ballë sulmeve të kampionit.


Në raundin e katërt përballja ishte më e barabartë deri në momentet e fundit kur Krasniqi ishte afër nokautimit të Braehmerit.


Krasniqi ishte më i mirë edhe në raundin e tretë duke e “kërcënuar” disa herë kampionin e botës.


Gjatë gjithë raundit të dytë Braehmer mbështetej te Krasniqi që vazhdimisht e grushtonte gjermanin 36-vjeçar.


Ka nisur meçi për kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA mes Haxhi Krasniqit dhe Juergen Braehmerit.

Boksieri nga Juniku në boksin profesionist ka 43 fitore prej të cilave 16 me nokaut dhe 3 humbje, ndërsa Braehmer ka 45 fitore, 33 me nokaut, dhe dy humbje.

Krasniqi është nëntë vjet më i ri se gjermani. Haxhiu është 27 vjeçar, ndërsa Braehmeri 36.

Meçi është duke u zhvilluar në Rostock të Gjermanisë, që konsiderohet “shtëpia” e Braehmerit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: