Rajoni

Shqipëri-Kosovë- 11 pikat që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët

Marrëveshjet për sigurinë, arsimin, financat, bujqësinë, tregtinë e kulturën do të jenë fushat kryesore ku do të përqendrohen të hënën, diskutimet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Foto arkiv
Foto arkiv

Paraditen e sotme kryeministria publikoi axhendën zyrtare të mbledhjes, e cila do të nisë në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Lidhur me marrëveshjet që do të jenë në tryezën e bisedimeve, KosovaPress bëri të ditur se do të jenë 11 pika ku do të fokusohet e gjithë mbledhja:

1. Do të diskutohet për bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”
3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave ”.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button