Home / Rajoni / Tregtia ilegale e cigareve i kushton shtetit 565 milionë euro humbje

Tregtia ilegale e cigareve i kushton shtetit 565 milionë euro humbje

 asas9Vitin e kaluar, shtetit grek i munguan 565 milionë euro taksa për shkak të tregtisë ilegale të cigareve me një ritëm prej 17,8 për qind më shumë sesa viti paraardhës, njoftoi botimi elektronik i gazetës greke ‘’Kathimerini’’, bazuar mbi sondazhin e KPMG-së, i kryer në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për katër kompani shumëkombëshe që merren me tregtinë e cigareve. Pjesa më e madhe (shtatë në 10 cigare) kontrabandë janë prodhuar jashtë territorit të Evropës dhe përfaqësojnë marka të mirënjohura. Numri i tyre u rrit 63 për qind në vitin 2013 krahasuar me 2012-ën. Policia greke sekuestroi vitin e kaluar sasinë e dytë më të madhe në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian, sasi që arrinte në 2,8 miliardë cigare. Ndërkohë, vitin e kaluar, një në 10 cigare në Bashkimin Evropian ishte ilegale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.