Rajoni

Ideja e unitetit Greqi-Evropë

Kush dëshiron t’u thotë grekëve të vërtetën, duhet t’u thotë se ata nuk kanë një shtet të denjë për këtë emër. Nevoja e Greqisë për reforma është e thellë, dallimi midis Greqisë dhe pjesës tjetër të eurozonës, i madh.

Do të jetë mirë në qoftë se reformat që u vendosën tani në Athinë do të ndiqen nga të tjera, do të mund ta çojnë Greqinë vërtetë përpara. Por vendimet e marra të shtunën në mesnatë dhe lista që Aleksis Tsipras do të paraqesë (ndoshta që këtë të hënë në Berlin?), do të jenë vetëm në gjendje që të bëjnë në rastin më të mirë, atë që ka bërë qeveria e re greke në javët e pakta të mandatit të saj. Çdo gjë tjetër do të ishte ajo që do të pritej nga Partia e Majtë, pra transfomimi i RDGJ-së në peisazhe të lulëzuara. Pra, çfarëdo që të ndodhë ditët dhe javët e ardhshme, qoftë reforma e qoftë paketa shpëtimi, ato nuk do të jenë të mjaftueshme dhe një kohë mjaft të gjatë gjërat do të vazhdojnë deri tani.

Se sa i thellë është dallimi midis Greqisë dhe pjesës tjetër të eurozonës, dhe për këtë shkak edhe sa e madhe është nevoja e Greqisë për reforma, mund të shihet në një vërejtje të kryetarit të grupit parlamentar të SPD-së Thomas Oppermann, të cilën ai nuk e bën për herë të parë. Ai sugjeroi që Gjermania të dërgojë në Greqi ekspertë të administratës. Këta “punonjës me përvojë të komunave gjermane” duhet të ndërtojnë në frontin e parë në Greqi sipas përfytyrimit gjerman dhe evropian një shtet të denjë për një emër të tillë. Në rast se këtë propozim nuk do ta kishte bërë një socialdemokrat, por një politikan konservator, fotografia e tij tani me siguri do të gjendej si në rasin e Angela Merkelit, në faqen e parë të ndonjë reviste, ku do të talleshin me të duke e paraqitur në ndonjë fotomontazh të rrethuar nga oficerë të Vehrmahtit. Megjithatë, në vitin e 25-të pas bashkimit të Gjermanisë ideja e Oppermann-it ka një anë krejtësisht të ndryshme. Ai duhet të ketë thënë me vete: në rast se bashkimi gjerman krijoi peisazhe të lulëzuara, pse jo ai evropian? Nëse kjo u bë në lindje, pse jo edhe në jug?

Në mes tyre ka dallime botësh të tëra, që nga qëndrimet e zakonet deri te mentalitetet, të cilat nuk mund të ndryshojnë kaq shpejt. Por edhe vetëm ky mendim, tregon se nuk është e vërtetë që euroja po shkakton gjoja plot të këqia, e madje edhe një ndarje apo rikthim të kontinentit në shprehitë paraevropiane. Kriza financiare dhe borxhi e ka ngjizur eurozonën edhe përtej çështjeve bankare dhe monetare edhe më shumë nga sa janë të vetëdijshëm popujt e saj. Apo beson dikush se Gjermania do të ishte vendi më i preferuar për emigracion në Evropë pa euron? Kjo dhe shumë gjëra të tjera nuk mund të peshohen me të holla. Madje edhe bashkimi gjerman, madje me aq shumë as D-marka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button