Politika

Protesta-PD: Dorëheqja e Metës, kusht për një hetim të plotë e transparent

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot protestën para Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar largimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta (pas akuzave të Doshit për vrasjen e dy deputetëve të Kuvendit), ndonëse Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandateve për deputetin Mark Frroku dhe Tom Doshi, nën akuzën për kallëzim të rremë e për t’i hapur rrugë hetimit.PD-9

Protestuesit u mblodhën sot para Kryesisë së Kuvendit me pankarta “Meta ik”, ku u mbështetën nga deputeti të Partisë Demokratike, Edmond pd000Spaho i cili dha një prononcim për mediat.

“Ne protestojmë për gjendjen e vështirë ekonomike, dhe përkeqësimin e jetës së qytetarëve që vjen si pasojë e keqqeverisjes së dyshes, Rama-Meta. Gjendja e rendit dhe e sigurisë po bëhet përditë e më skandaloze. Çdo ditë njihemi me vrasje, tritol dhe dinamit apo kriminelë. Në këtë vend, deputetët dhe ministrat ulen gjunjë me gjunjë me kriminelët, ndërsa qytetarët e thjeshtë për mospagimin e energjisë elektrike burgosen”.

Po ashtu, Spaho kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta si kusht për një hetim të drejtë e të pavarur, pasi sipas tij, pushteti po mundohet të manipulojë hetimin, si dhe e ka konsideruar çeshtjen e dekriminalizimit, si jetike për vendin tonë.

“Dekriminalizimi duhet të jetë gjithëpërfshirës duke nisur nga Parlamenti, administrata publike, pushteti qendror e vendor. Partia Demokratike do ta ketë dekriminalizimin në axhendën e saj kryesore dhe nuk do t’i ndahet deri në realizimin e saj pavarësisht kostove politike që do të ketë. Ne do të insistojmë të protestojmë. Për sa kohë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nuk jep dorëheqjen, kjo çështje nuk do të zbardhet por do të manipulohet dhe arkivohet siç ka ndodhur me çdo ngjarje të kësaj natyre në vendin tonë”, tha Spaho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button