Home / Europa / Francë, Sarkozi fiton raundin e parë të zgjedhjeve lokake, ndjek Le Pen

Francë, Sarkozi fiton raundin e parë të zgjedhjeve lokake, ndjek Le Pen

Partia Konservatore UMP e ish-Presidentit të Francës Nikolas Sarkozy fitoi zgjedhjet lokale duke u kthyer fuqishëm, pas pritshmërive se do të ishte Fronti Kombëtar me Marine Le Pen partia kryesuese në nivel kombëtar. Partia UMP e Sarkozy është fituesi i raundit të parë të votimeve, në bashkëpunim me UDI-në, që morën 31% të votave.

Vision for the G20: Nicolas Sarkozy, Klaus SchwabMenjëherë në vendin e dytë është renditur partia e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar e Marine Le Pen e cila ka arritur të sigurojë 25% të votave, ndërsa në vendin e tretë renditet Partia Socialiste e Presidentit aktual Francois Hollande me rreth 21% të votave.

Ish-presidenti Francez konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në koalicionin e “Frontit Republikan” (aleancë anti-Le Pen) por sqaroi se me Frontin Kombëtar “nuk do të ketë marrëveshje as lokale as kombëtare”. Mjaft i kënaqur për rezultatin Sarkozi konfirmoi gjithashtu kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në 2017-ën, duke theksuar se “ndryshimi është vënë në lëvizje, dhe asgjë nuk mund t’a ndalojë”.

Por nga ana tjetër liderja e të djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, pretendon vendin e parë si partia më e votuar me 24,70% të votave, pasi sipas saj UMP fitoi për shkak të aleancës me UDI-në. E djathta ekstremiste fitoi mjaft terren por jo për fitore, ndërsa partia në pushtet humbi pozicione por pa rrezikuar rënien. – See more at: http://shqiptarja.com/Bota/2728/franc–sarkozi-fiton-raundin-e-par–t–zgjedhjeve-lokake-ndjek-le-pen-280554.html#sthash.u4azjVGV.dpuf

Leave a Reply

%d bloggers like this: