Home / Kronika / Kronika e zeze / Shkodër, gjendet i vdekur në banesë një 70-vjeçar

Shkodër, gjendet i vdekur në banesë një 70-vjeçar

Një 70-vjeçar  dyshohet se është vrarë me sende të forta në banesën e tij mëngjesin e sotëm në fshatin Gur i Zi të Shkodrës. Viktima është shtetasi Lekë Jaku dhe ngjarja nga hetimet e para dyshohet të jetë kryer për motive grabitjeje.

14270978481426778895policia123Viktima është gjetur nga policia me dëtime në pjesën e kokës të shkaktuara nga sende të forta. Nisur nga kqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor dyshon se autorët e ngjarjes kanë hyrë në banesën e 70-vjeçarit në orët e para të mëngjesit për motive grabitjeje, por kanë hasur në rezistencën e viktimës, të cilin më pas e kanë lidhur dhe e kanë goditur për vdekje.

Shtetasi Lekë Jaku jetonte i vetëm pasi fëmijët ishin emigrantë në Itali dhe ai vetë merrej me blegtori.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona që dyshohen se kanë djeni apo lidhje me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se nga informacionet e marra në rrugë operative, ngjarja është drejt zbardhjes dhe identifikimit të autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.