Bota

Ndërron jetë lideri historik i Singaporit

Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare Lee Kuan Yew, politikani dhe njeriu që shndërroi Singaporin nga një qytet i vogël portual në një qendër të pasurisë globale.

1427101519lee-singaporLee Kuan Yew shërbeu si kryeministër i këtij qytet-shteti për 31 vjet dhe respektohej si arkitekti i prosperitetit të Singaporit. Lee ndërroi jetë në spital, ku ishte shtruar prej javësh.

Pas lajmit të vdekjes së tij, turma njerëzish shkuan në spital për të vendosur tufa me lule. Funerali shtetëror do të mbahet më 29 mars, pas një jave zie kombëtare.

Djali i tij, kryeministri aktual i Singaporit, Lee Hsien Loong, tha se babai i tij kishte luftuar për pavarësinë e vendit, ndërtoi një komb aty ku nuk kishte dhe nuk do të ketë më njerëz si ai.

Lee Kuan Yew mbikqyri pavarësinë e Singaporit nga Britania dhe ndarjen nga Malajzia. Ai krijoi Partinë e Veprimit të Popullit që ka qeverisur Singaporin nga viti 1959 dhe u bë kryeministri i parë i vendit.

Sapo mori pushtetin, Lee angazhoi të gjitha fuqitë e tij për të krijuar një forcë punëtore tejet të arsimuar dhe që fliste rrjedhshëm anglisht. Ai tërhoqi investitorë të huaj në vend dhe brenda pak muajsh e shndërroi Singaporin në një vend shumë të zhvilluar.

Por, Lee nuk i shpëtoi kritikave dhe akuzave. Nën sundimin e tij, liria e fjalës ishte e kufizuar tej mase dhe kundërshtarët e tij politikë ishin nën shënjestrën e gjykatave. Aktualisht, në Parlamentin e Singaporit janë vetëm 6 deputetë opozitarë dhe partia e themeluar nga Lee vazhdon të mbajë pushtetin e pashqetësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button