Bota

Vdes i biri i ish-presidentit të Ukrainës

I biri i ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç vdiq në një aksident rrugor në Rusi. 33-vjeçari që mbante të njëjtin emër me të atin, ishte në timonin e mikrobuzit që doli nga rruga e përfundoi ne ujrat e ngrira të liqenit të Bajkalit.

1427106773viktor-januuLajmin e përcolli në rrjetet sociale një deputet i Parlamentit ukrainas, Nestor Shufrych. Por, vetë autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi identitetin e drejtuesit të mjetit, 5 pasagjerët e të cilit mbijetuan që të gjithë.

Janukoviç ka jetuar në Rusi që prej përmbysjes nga pushteti vitin e kaluar. Ai ka dhe një djalë tjetër, 41-vjeçarin Aleksandër, i cili është një biznesmen mjaft i suksesshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button