Te ndryshme

Papa Françesku qeraset me picë në Napoli

21 vite më parë, Ernesto Cacialli u bë i famshëm pasi arriti të bindë presidentin amerikan Bill Clinton  që të shijonte një picë të tijën dhe që nga ajo kohë u bë “Picajoli i Presidentit”. Ndërsa sot, djali i tij, Enzo Cacialli, përsërit “bëmën” e të atit duke i ofruar picë Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në Napoli.

1427104570enzo-pica-papa“Jam ende shumë i emocionuar dhe më dridhen këmbët. Arrita të bindja sigurimin që t’i afrohesha Papës. Napoli ishte nën masa shumë të rrepta sigurie, por unë ia dola”, tregon Enzo.

Ai shton se ka përdorur domate të verdha për të kujtuar ngjyrat e Vatikanit, ndërsa në picë ishte shkruar edhe “W il Papa” (Rroftë Papa).

Papa Françesku e pranoi me kënaqësi picën dhe i tha picajolit që do e hante gjatë rrugës së kthimit për në Romë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button