Home / Sporti / Kombëtarja, De Biasi shpall listën anti-Armeni

Kombëtarja, De Biasi shpall listën anti-Armeni

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Armenisë, që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”.

1427107168kombetarja-elbasanBie në sy përfshirja për herë të parë e Naser Alijit dhe rikthimi i Mehës, Sadikut, Gashit dhe Bashës.

Për takimin e vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2016” do të jenë këta lojtarët në dispozicion të trajnerit italian:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Orges Shehi.

Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Debatik Curri, Elseid Hysaj, Andi Lila dhe Mërgim Mavraj.

Mesfushorë: Armir Abrashi, Migjen Basha, Ervin Bulku, Ergys Kaçe, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Alban Meha, Ledian Memushaj, Valdet Rama, Odise Roshi, Herolond Shala dhe Taulant Xhaka.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku dhe Hamdi Salihi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: