Te ndryshme

Arsyet për të mos jetuar kurrë në të shkuarën

E kaluara mbase mund të ketë qenë edhe një “teatër” veprimesh të lavdishme që do të kujtohen gjithmonë, por çfarë mund të thuash për mungesën e higjienës dhe atë të mjekësisë së mirëfilltë? Më poshtë jepen disa nga arsyet pse jemi me fat që jetojmë në një kohë moderne

ndry2Duke studiuar të kaluarën nëpërmjet poezive të ëmbla të poetëve ose të luftërave të lavdishme të mbretërve, të hipën në kokë dëshira për të bërë një “udhëtim” prapa në kohë. E thënë ndryshe, kush nuk do të donte të kishte një makinë të kohës për të dëgjuar fjalimin e Napoleonit me trupat e tij, për të asistuar në betejën e Termopileve, për të parë athinasit gjatë betejës së Maratonës etj.? Por pavarësisht kësaj, e kaluara ka edhe një anë tjetër në të cilën mbizotëronin shqetësimet, dhuna, brutaliteti dhe barbarizmi, luftërat e panevojshme etj. Duke u kthyer pas në kohë, kuptojmë se sa me fat jemi që jetojmë në këtë kohë…

Mungonin mjetet e transportit

Në ditët e sotme mund të themi se asnjë vend në planet nuk është i paarritshëm. Sigurisht, marrja e një avioni nuk është e vështirë dhe nëse nuk ju pëlqen avioni, mund të merrni gjithnjë trenin, anijen, makinën, helikopterin etj. Por, në të kaluarën, vajtja në qytetin më të afërt, kushtonte disa orë të mira më këmbë. Nëse ishe me fat, mund të shkoje me karrocë ose me kalë.

Nuk kishte status social

Me fjalë të thjeshta, nëse lindje i varfër, do të mbesje gjithmonë i tillë. Sot jemi me shumë me fat. Arsimi fillor, të paktën në shumicën e vendeve të botës, është i arritshëm për të gjithë dhe ne posedojmë mjete për të studiuar. Gjithkush ka mundësinë për t’u bërë çfarë të dojë. Në të kaluarën, dallimet sociale ishin shumë të theksuara.

Nuk kishte privatësi edhe kur shkohej në banjë

ndryLe të shkojmë pak më pas në kohë, në periudhën e romakëve të vjetër. Banjat ishin publike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Njerëzit shkonin në vendet e përcaktuara për jashtëqitje të gjithë së bashku. Çdokush bënte nevojat e tij me qetësinë më të madhe pa e vrarë mendjen për turmën. Ndërkohë, për pastrim të gjithë përdornin një sfungjer të përbashkët. E tmerrshme apo jo!

Arsimimi ishte i kufizuar

Arsimi është një nga arritjet më të bukura që ka njerëzimi sot. Në të kaluarën, mundësia për të studiuar ishte dhurata më e madhe që mund t’i bëhej një fëmije për të ardhmen e tij. Kjo gjë ishte shumë e vështirë, ndërsa sot, jo edhe aq.

Injoranca dhe paragjykimet mbretëronin si sovranë

Për të shpjeguar këtë çështje nuk mjafton as një libër i tërë. Që nga momenti që arsimimi ishte në një nivel të pamjaftueshëm, injoranca dhe paragjykimet mbretëronin gjithë sovranitet. Shembujt janë të pafund. Çfarë mund të thuhet për gjuetinë e shtrigave apo për të gjitha gratë që u vranë e u dogjën pa asnjë lloj arsyeje, për të gjithë ata që u dënuan me vdekje sepse ishin të pushtuar nga djalli? Kjo ishte Mesjeta për fatin e keq të atyre që e jetuan!

Mjetet e komunikimit ishin inekzistente

Në ditët e sotme, nëse duam të kontaktojmë me një mik apo të afërm, sado larg të jetë ai, kemi të gjitha mënyrat për ta bërë: Whatsapp, Viber, Skype, Facebook etj. Por imagjinojeni pak veten në mes të shkretëtirës në Egjiptin antik…ose edhe diku tjetër…

Mjekësia ishte shumë e prapambetur

ndry1Një tjetër fat i madh i ditëve tona është edhe mjekësia, e cila në të vërtetë ka bërë hapa gjigantë në krahasim me të kaluarën. Jemi në gjendje që të zbulojmë dhe të parandalojmë sëmundje shumë të rënda si AIDS, apo tumore. Në të shkuarën gjërat ishin krejt ndryshe: njerëzit vdisnin nga ftohja, ndërsa temperatura i terrorizonte njerëzit. Përhapja e sëmundjeve ishte shumë e madhe. Dhe ata që vdisnin për shkaqe banale, ishin të shumtë.

Higjiena ishte thjesht një mirazh

Padyshim, shkaku i të gjithë problemeve me sëmundjet lidhet pikërisht me këtë gjë: mungesën totale të higjienës personale. Tani për tani, jemi mësuar që me vete të kemi një dezinfektant për t’ia hedhur duarve në çdo moment apo situatë, shtëpitë tona janë të pastra, banjat janë të ndara nga dhomat dhe nga vendet ku ushqehemi. Por njëherë e një kohë, sigurisht se nuk ishte aspak kështu.

Burimi: Curiosone

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button