Te ndryshme

Festivali i puthjeve në Bali

Është koha më e përshtatshme të jesh i ri, i lirë dhe beqar (ose i dashuruar marrëzisht me partnerin) në fshatin e vogël të Denpasarit, në ishullin e Balit, provincë e Indonezisë.

1427113776puthje-baliÇdo vit, një ditë pasi hindutë e Balit festojnë Ditën e Heshtjes, mijëra banorë mblidhen në rrugë për të marrë pjesë në një ritual puthjesh që njihet me emrin omed omedan. Pjesëmarrësit grumbullohen në qendër të fshatit për të festuar dhe për të puthur njëri-tjetrin, në një event që mendohet se sjell mbarësi dhe largon fatin e keq nga fshati.

Në rast se të rinjtë rrëmbehen më shumë seç duhet nga pasioni, priftërinjtë e fshatit i hedhin ujë për ta shuar atë.

Mendohet se ky ritual ka nisur rreth 100 vite më parë, por nuk dihet se kur është futur në program puthja masive.

Në omed omedan marrin pjesë persona të pamartuar të moshës 17-30 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button