Home / Presidenciale / Presidenti i Shqipërisë vizitoi Tuzin

Presidenti i Shqipërisë vizitoi Tuzin

Presidenti i Shqiperis vizitoj Tuzin Pas takimit në Cetinë dhe Podgoricë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi Tuzin(Malësin), me ç’rast zhvilloi takime me krerët e Komunës urbane të Tuzit dhe përfaqësuesve të partive shqiptare të opozitës si dhe bëri një vizitë edhe Shkollën Fillore në Tuz

. Para ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit, në pritje të Presidentit shqiptar, përpos përfaqësuesve të udhëheqësisë së Komunës dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare, ishin bashkuar dhe numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët uruan mirëseardhjen Presidentit.Presidenti Nishani jashtë protokollit ndali për të përshëndetur qytetarët, dhe në vazhdim eci këmbë deri aty ku ishte paraparë takimi.Takimi në ndërtesën e Komunës urbane u zhvillua në dyer të mbyllura për mediet. Pas takimit në Komunë, presidenti vazhdoi vizitën e tij në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz,Presidenti u prit nga udhëheqësia e shkollës, trupi arsimorë, nxënës dhe prindër. Në fjalimin e tij Nishani porositi se duhet të ruajnë vlerat të cilat shqiptarët i mbajnë si të veçantë, gjuhën dhe identitetin. Ai luti prindërit dhe mësimdhënësit që të edukojnë fëmijët dhe nxënësit e tyre që të ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre, të ruajnë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën më të bukur në Evropë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: