Te ndryshme

Vive la reine! Përse francezët kanë rënë në dashuri me mbretëreshën e Britanisë?

Çfarë po ndodh me francezët që u prenë kokat mbretërve të tyre por po adhurojnë ato të të tjerëve? Një nga tezat është zilia e përzier me pendim për të shkuarën historike të Francës

The Economist

Mbërritja e mbretëreshës në ceremoninë ndërkombëtare në plazhin “Sword” për të kujtuar 70-vjetorin e D-Day mori duartrokitje më të lartë sesa Presidenti i Amerikës.

Anne Hidalgo, kryebashkiakja socialiste e Parisit, pagëzoi me emrin e Elizabetës II një treg lulesh në ishujt Ild de la Cite, që janë vendi ku ndodhet burgu “Conciergerie” ku u mbajt Maria Antoneta përpara se të dërgohej në gijotinë në vitin 1793. “Mbretëresha e francezëve” ishte një nga titujt kryesorë të Le Monde, një e përditshme e majtë.

Përse janë francezët kaq të goditur nga mbretëresha me mbretërimin më të gjatë në botë? Pjesërisht sepse ajo përfaqëson periudhën postluftë në të cilën republika e tyre moderne lindi: ajo u kurorëzua në vitin 1953 dhe ka njohur të shtatë presidentët e Republikës së Pestë.

Afeksioni i saj për Francën dhe zotërimi i gjuhës, gjithashtu ndihmon. Pas foie gras de carnard, pjatës tradicionale me mëlçi rose, në darkën shtetërore në Pallatin Elize, mbretëresha foli me Presidentin François Hollande për “afeksionin e saj të madh” për francezët. Kjo ishte vizita e saj e pestë shtetërore në republikë.

Një arsye tjetër është se francezët, që e hoqën qafe monarkinë e tyre, janë të pasionuar pas atyre të të tjerëve. Point de vue dhe Paris-Match, dy revista që njollosën fotot e mbretërorëve në faqet e tyre, e filluan punën në vitet 1940. Francezët i kthyen anëtarët e familjes mbretërore të Monakos në të famshëm përpara se të shpikeshin emisionet televizive, që do t’i jepnin famë për këdo tjetër.

Në vitin 2011, francezët transmetuan live martesën e princit Uilliam në televizionin publik, 9 milionë njerëz u sinkronizuan për ta parë.

Ndoshta arsyeja e fshehur për shijen mbretërore që kanë francezët është një ndjesi zilie e përzier me pendesë. Hollande, i ngecur në shkallën e popullaritetit prej 16 për qind, thuhet se përmendi me ironi sesa freskuese ishte të dëgjonte turmën të brohoriste teksa shoqëronte mbretëreshën.

Të pyetur në një sondazh se çfarë do të mendonin sot për ekzekutimin e Luigji XVI në vitin 1793, më shumë se 29 për qind e francezëve e gjykuan të padrejtë, ndërsa 23 për qind si të kuptueshme.

Francezët kanë një “kompleks mbretëror” shkroi Herve Gattegno në Le Point dhe e kanë ndërtuar republikën e tyre mbi tradita mbretërore si kompensim.

Presidenti, i cili ka më shumë fuqi gjithëpërfshirëse se kushdo tjetër nga liderët modernë demokratikë, është aq i fryrë me shkëlqim dhe madhështi, saqë selia e presidencës është një pallat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button