Home / Bota / Amerika / Në Utah kthehen skuadrat e pushkatimit

Në Utah kthehen skuadrat e pushkatimit

Në Utah të Shteteve të Bashkuara do të rifillojë përdorimi i skuadrave të pushkatimit për të kryer dënimin me vdekje, në ato raste kur helmet e përdorura për injeksion nuk do të jenë në dispozicion.

1427183524utah-guvernatoriGuvernatori i Utah, Gary Herbert firmosi për kthimin e kësaj mase në ligj ditën e hënë. Lëvizja e bën këtë shtet të vetmin në Amerikë që do të përdorë skuadrat e pushkatimit si metodë ekzekutimi.

Disa shtete amerikane po kërkojnë ndërkohë metoda alternative të ekzekutimit, teksa përpiqen të sigurojnë injeksionin fatal, në një kohë kur në mbarë Shtetet e Bashkuara rezervat kanë nisur të shterrojnë.

Pakësimi ka ardhur qëkur prodhuesit europianë kundërshtuan dënimin kapital dhe refuzuan të shisnin ilaçin vdekjeprurës.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë reguar duke vlerësuar se, kthimi i skuadrave të pushkatimit e bënë Utah të duket një shtet prapa në kohë dhe i humbur.

Nga ana tjetër, Guvernatori Herbert e cilëson përdorimin e kësaj metode “paksa të frikshme”, por të nevojshme.

“Ne preferojmë të zbatojmë metodën e injeksionit kur një dënim i tillë jepet. Por megjithatë, kur juria jep vendimin dhe kur një gjyqtar firmos dënimin me vdekje, ne jemi të detyruar ta ekzekutojmë”, deklaroi Herbert.

Gjithsesi, pritet të kalojnë vite deri në ekzekutimin e ardhshëm në Utah. Drejtori i sistemit të burgjeve të këtij shteti deklaroi se nuk disponojnë më ilaçet e duhura për të realizuar injektimin.

Ligji i ri fut në fuqi përdorimin e skuadrave të pushkatimit kur ka kaluar më shumë se një dekadë që kur shteti hoqi dorë nga kjo praktikë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: