Bota

Peru, 36 të vdekur dhe 70 të plagosur në një aksident automobilistik

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë automobilistik në Peru.

1427173240autobsuiperuTre autobus dhe një kamion janë përplasur mes tyre. Autoritetet kanë bërë të ditur se njëri prej autobusëve po lëvizte në korsinë e gabuar.

“Hetimet fillestare tregojnë se shoferin e autobusit që po lëvizte në korsinë e gabuar mund ta ketë zënë gjumi në momenti e aksidentit”, tha një prej drejtuesve të operacionit të shpëtimit.

Aksidentet e trafikut rrugor janë të zakonshme në Peru, ku vetëm gjatë vitit 2010 janë raportuar nga OBSH-ja 2514 viktima nga aksidentet. Incidenti i fundit është më i rëndi i ndodhur që nga viti 2013, kur 51 persona mbetën të vdekur pasi një autobus përfundoi në greminë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button