Home / Bota / Amerika / Izraeli ka përgjuar bisedimet SHBA-Iran?

Izraeli ka përgjuar bisedimet SHBA-Iran?

Izraeli ka mohuar një raport që sugjeron se ka përgjuar bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit.

1427188244oba-netaNjë zyrtar i vjetër izraelit tha për BBC se këto pretendime, të publikuara në gazetën “Wall Street Journal”, janë “tërësisht falso”.

Gazeta shkruan se Izraeli kërkonte detaje të bisedimeve në mënyrë që të ngrejë një çështje kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Sipas edicionit të së martës të gazetës amerikane, Izraeli filloi të përgjojë bisedimet vitin e kaluar dhe njëkohësisht të kërkonte informacione në rrugë konfidenciale nga zyrtarë amerikanë dhe kontakte diplomatike në Evropë.

Shtëpia e Bardhë zbuloi operacionet e shtetit hebre kur shërbimet sekrete amerikane që përgjonin Izraelin kapën mesazhet që qarkullonin mes zyrtarëve të këtij vendi, që mund të kishin dalë vetëm nga bisedimet me dyer të mbyllura.

Autoritetet amerikane shprehën dëshpërimin e tyre për faktin se, Izraeli ishte përpjekur të ndante informacionin me ligjvënësit amerikanë dhe faktorë të tjerë për të ngritur një çështje kundër marrëveshjes.

Më herët gjatë muajit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Kongresit amerikan se, një marrëveshje e mundshme mund t’i hapë Iranit shtegun për ndërtimin e bombës bërthamore.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia dhe Kina po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për të frenuar programin bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Ato druhen se Teherani synon të ndërtojë një bombë atomike, gjë që regjimi i këtij vendi e mohon, duke insistuar se bëhet fjalë për ushtrimin e së drejtës për ta përdorur uraniumin për qëllime paqësore. Palët synojnë që të arrijnë një marrëveshje brenda muajit mars.

Leave a Reply

%d bloggers like this: